Nota

Islandezët refuzojnë BE-në

Postuar në 30 Gusht, 2026 14:11

Islanda votoi  kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian 13 vjet pasi ato u ndërprenë. Në referendumin e mbajtur sot, islandezët zgjodhën opsionin “Jo” në masën 52.8% e votuesve, ndërsa 47.2% thanë “Po”.

Diferenca prej 12 600 votash përcaktoi drejtimin që duhet të ndjekë tashmë qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Kristrún Frostadóttir.

Pjesëmarrja në referendum ishte 82.5%, ndërkohë që i gjithë ishulli ka 270 000 njerëz me të drejtë pjesëmarrjeje në referendum.

Subscribe to RSS - Nota