militarizimi gjerman
Rusia do të ndalojë me çdo mjet ri-militarizimin e Gjermanisë
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Federatën Ruse, ka përcjellë përmes një artikulli të publikuar në RT, shqetësimet kryesore strategjike të vendit të tij sot. Medvedev shkruan se që nga shkurti 2022, në Europë po veprohet përmes asaj që ai e quan “operacioni kundër-special ushtarak” që do të thotë se në veprim është duke u konsumuar një plan veprimi ndaj asaj që Rusia nisi në Ukrainë. Medvedev shkon më tej kur e zgjeron analizën dhe vlerëson se rimilitarizimi i Gjermanisë synon përsëritjen e 22 qershorit 1941.
