kriza

Krizës i mungon kryeministri - Rama flet si kryetar i PS-së. Kreu i LSI-së: PPE të rinegociojë

Postuar në 04 Maj, 2017 15:41

Sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë sot para mediave që të flasë për krizën aktuale. Në asnjë rast Rama nuk ka folur në cilësinë e kryeministrit, duke u përqendruar te strategjitë partiake reciproke. Ai ka hedhur poshtë përgjegjësitë për krizën, duke theksuar se zgjedhjet i garanton ligji. 

Turqia ofrohet të ndërmjetësojë krizën në Maqedoni

Postuar në 01 Maj, 2017 13:07

Teksa në Maqedoni ndodhet prej të dielës zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, burime diplomatike nga Bashkimi Europian thanë për seksionin grek të CNN se Turqia është ofruar për të luajtur rolin e ndërmjetësit në zgjidhjen e krizës.

Ortakëria që duhet ndalur

Postuar në 28 Prill, 2017 15:15

Qarku po vjen e mbyllet drejt dy njerëzve që tërheqin zvarrë mullirin qeverisës, mulli që në katër vite e ka destabilizuar, zhbalancuar, politizuar, kriminalizuar, kanabizuar Shqipërinë dhe ka nxjerrë rreth 450000 shtetas jashtë vendit, në një jetë e të ardhme të pasigurt. Përpjekja europiane përmes dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckstein për një zgjidhje të krizës ditën e martë, 25 prill 2017, thuhet se dështoi me sukses të plotë.

Zaev: Ishte tentativë për vrasje me paramendim

Postuar në 28 Prill, 2017 15:12

Zoran Zaev dhe përfaqësues të partisë së tij kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, ku binte në sy manikota në fytyrën e disa prej tyre. Zaev deklaroi se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, mbrëmjen e datës 27 prill, ishte tentativë vrasjeje me paramendim. Sipas tij zv.ministri i Brendshëm, Mitko Çakov duhet të japë dorëheqje, ndërkohë që Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm, është larguar. Policia u pa qartë të bashkëpunonte me huliganët-protestues që kapërcyen gardhin e parlamentit dhe ushtruan dhunë.

Rrëshqitja e Maqedonisë, pritet ndërhyrja e amerikanëve

Postuar në 28 Prill, 2017 12:45

Ngjarjet e një dite më parë në Maqedoni ishin një paralajmërim i fortë se vendi fqinj mund të rrëshqasë kollaj drejt destabilitetit. Përplasja ka vënë përballë Nikolla Gruevskin, kryeministër i një dekade  dhe fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe opozitën e drejtuar nga "filoperëndimori" Zoran Zaev. 

Ilir Meta intepreton krizën sipas halleve të LSI-së

Postuar në 27 Prill, 2017 00:19

Ilir Meta ka bërë sot një tjetër interpretim të situatës politike ku ndodhet vendi, duke etiketuar si shkaktar të krizës paktin kushtetues të vitit 2008 mes Ramës e Berishës dhe në veçanti ndryshimet në Kodin Zgjedhor që penalizonin partitë e vogla. Në funksion të kësaj akuze ishte dhe tryeza që ai thirri me partitë parlamentare për të ndërmarrë ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas urdhrit të ndërkombëtarëve për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën.

Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave

Postuar në 25 Prill, 2017 23:22

Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.

Monarkët e rinj të Shqipërisë

Postuar në 21 Prill, 2017 18:04

Neni 2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pohon se "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit" (pika 1). Por me dashje, falë deformimit të sistemit zgjedhor, kryetarët e partive kanë rrëmbyer të gjithë autoritetin e duhur për të qenë të vetmit persona që  bëjnë listat e ligjvënësve të ardhshëm, pa asnjë proces demokratik, pa asnjë platformë, duke e shndërruar demokracinë në një kujtim të largët të saj. Në këtë mënyrë, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i ka kaluar monarkëve të rinj të saj, kryetarëve të këqij të partive politike.

“Ne, Populli…” dhe ëndrra presidenciale, 1994

Postuar në 21 Prill, 2017 17:58

Do të mbeteni pa parlament, pa president, pa qeveri…Brukseli ia ka treguar qysh në fillim Tiranës fundin e kësaj krize. Deri tani kemi mbetur pa institucione të Drejtësisë, që duheshin ngritur sipas ndryshimeve në Kushtetutë, kur KLD ka mbaruar mandatin, (janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre). Tashmë skenarët janë hedhur në tavolinë dhe opozita intensifikon përpjekjet për realizimin e qëllimit të saj.

Shqipëria ngec sërish në llucën shekullore që krijon vetë

Postuar në 19 Prill, 2017 10:33

Lufta për pushtet fiton mbi demokracinë – Shqipëria shpërdoron shanset e saj”

Ky është titulli i një shkrimi të shkurtër, publikuar dje në “European Western Balkans”, një faqe e afërt me Brukselin dhe që ka për autore, Sarah Wohlfeld, zyrtare në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Qendrën “Alfred von Oppenheim” për Studime Politike Europiane.

Pages

Subscribe to RSS - kriza