Instat
90% e shqiptarëve jetojnë me 4 euro në ditë
Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.
Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.
Turizmi mes impresioneve të porositura dhe statistikave zhgënjyese
Kryeministri ende me pushime poston periodikisht në facebook-un e tij video-impresione të turistëve të huaj qe ose janë suprizuar pozitivisht me pushimet në Shqipëri ose janë befasuar nga mrekullia që kanë gjetur në këtë cep të Ballkanit. Konteksti i këtyre postimeve që janë montuar nga vetë stafi i kryeministrit pasi janë të titruara në shqip është se ardhja për pushime në Shqipëri e pilotëve spanjollë apo gazetarëve britanikë e italalianë është për meritë të qeverisë, e cila i ka ndryshuar faqen Shqipërisë.
Rritet me 31.4% defiçiti tregtar, rënie drastike e eksporteve
Deficiti tregtar ne muajin prill te ketij viti arriti ne 30 mld leke duke u rritur me afro 31.4% krahasuar me nje vit me pare dhe 9,2 % në krahasim me muajin mars te ketij viti. Te dhenat behen te ditura nga Insituti I Statistikave sipas te ciles volume i importeve vazhdon te jete i larte krahasuar me eskportet .
Për herë të parë që nga viti 2010/Paga mesatare në shtet nuk është rritur
Për herë të parë që nga viti 2010 pagat reale n
1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet
Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona.
Të ardhurat tatimore-doganore në 3-mujorin e parë, 17.3% më të mëdha se një vit më parë
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.
Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Panariti kapet me INSTAT: S'mund të nxjerrin bujqësinë me rënie kur ka rritje!
INSTAT nuk di të bëjë përllogaritje që realisht mësohen në shkollën fillore. Këtë koment bëri ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për raportin e Institutit të Statistikave që e nxjerr këtë sektor me rënie.
Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.
Zyrtare/Bilanc negativ në eksporte
Të dhënat e Institutit të Statistikave po dëshmojnë për prirje negative në ekonomi: rënie eksportesh, por edhe importi. Bilanci është negativ sidomos në eksporte që mendohet se buron nga rënia e çmimeve të naftës dhe të mineraleve në tregjet e huaja. “Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%.
Tjetër minus për INSTAT. Ministri i Bujqësisë: “Të dhënat për vitin e kaluar, joobjektive”
Të dhënat e INSTAT marrin një tjetër minus besueshmërie dhe kësaj radhe nga brenda vetë qeverisë. Në një intervistë dhënë për gazetën “Shqip”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka hedhur poshtë statistikat e INSTAT-it për eksportet bujqësore.