Ilir Beqaj

Bovilla, "superman-i" dhe "boti" i shëndetësisë

Postuar në 24 Nëntor, 2015 10:49

Nuk ka erudit në botë të gjejë se çfarë lidhje ka shiu me ndërprerjen e operacioneve në spitale. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në Shqipëri dhe mund të vijë vetëm si kombinim i një "superman-i" që menaxhon ujësjellësin e qytetit dhe një "katallani" që drejton sistemin shëndetësor.
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj ja arritën të prodhojnë një tjetër histori suksesi siç e quajnë ata mbylljen e spitaleve dhe pezullimin e operacioneve për shkak të fenomeneve gjeoatmosferike.

Kompania në hije e ministrit Beqaj. Intech +, 28 tendera dhe 11 milionë dollarë për 22 muaj

Postuar në 13 Tetor, 2015 17:46

Intech +, krijesa e ministrit aktual të Shëndetësisë Ilir Beqaj rezulton një prej më të seksesshmet në partneritetin me qeverinë dhe agjencitë në varësi të saj. ABC News raporton se  në më pak se 22 muaj kjo kompani ka fituar plot 28 tendera publike me një shumë rreth 11 milion dollarë.

ABC News thotë se suksesi i papritur i kësaj kompanie lidhet me emrin e ministrit të përfolur gjithashtu për tenderimet dhe konçensionet në ministrinë e tij, Ilir Beqaj.

Pages

Subscribe to RSS - Ilir Beqaj