Gjykata Kushtetuese
SHBA-BE reagojnë thatë për pezullimin e Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese
Pas pezullimit të Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në një deklaratë të përbashkët SHBA dhe BE thonë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias, ndaj dhe nxisin që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.
Ikën nga Gjykata Kushtetuese Sokol Berberi. Letra e dorëheqjes bëhet publike sot, ishte dorëzuar që më 15 shtator
Ka dhënë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi. Vizion Plus raporton se Berberi ka dorëzuar letrën e dorëheqjes që më 15 shtator, duke hequr dyshimin se largimi lidhet me rrëzimin sot të ligjit për vettingun.
Pezullohet ligji i Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga presioni i ambasadës amerikane
Qeveria nuk do të marrë brenda këtij mandati frytet e reformës në drejtësi, të paktën për pastrimin e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përkundër objektivave të ambasadës amerikane që ligji të niste menjëherë zbatimin, ky proces duket se do të marrë shumë kohë derisa të prodhojë efektet e para.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vetting”-ut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
A ka dhënë vërtet "Ok" Komisioni i Venecias për ligjin e pronave?
Më datë 17 tetor, ministri Manjani u shpreh i lumtur që Komisioni i Venecias adoptoi “Amicus Curiae Brief” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai e interpretoi këtë proces të Komisionit të Venecias si më poshtë:
“Ky Komision ka vlerësuar si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
Akuza e Berishës: “Ankimimi i marrëveshjes së ujërave në Gj. Kushtetuese, u bë me nxitjen e një pale të tretë”. A është kjo palë Turqia? (Video)
Sot është shfaqur në Parlament ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njeriu që doli jashtë loje me lëvizjen e fundit diplomatike të Ilir Metës. Ai ka deklaruar se “në marrëdhëniet me fqinjët duhet reciprocitet dhe jo kompleksim”. Bushati ka shtuar se Franca dhe Gjermania kanë mbështetur modelin e adoptuar nga qeveria shqiptare për marrëdhëniet me fqinjët, disa prej të cilëve përsërisin shpesh se “shqiptarët nuk janë vetëm në këto akte”.
Shoqata e Pronarëve ankohet për Gjykatën Kushtetuese në Komisionin e Venecias
Shoqata kombëtare e pronarëve të shpronësuar me forcë, "Pronësi me drejtësi" i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias nisur nga kërkesa për opinion që Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar këtij komisioni lidhur me ligjin nr 133/2015 "Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave" të miratuar në janar të këtij viti.
Shoqata e ka kundërshtuar këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese në Mars të vitit 2016. Por kjo e fundit në korrik 2016 kishte dorëzuar një kërkesë për të pasur një Opinion Amicus Curiae nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Pronarët sërish drejt Kushtetueses: Anuloni ligjin e pronave
Shoqata e Pronarëve kërkon për së dyti nga Gjykata Kushtetuese që të pezullojë zbatimin e ligjit të ri të pronave. Pasi kanë marrë një vendim të ndërmjetëm të Kushtetueses pronarët deklarojnë se si kanë shkuar punët tashmë nuk kuptohet më se kush e ka të drejtën e pronës.
"TemaTv"
Ligji për vettingun drejt Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht qëndrimit të Presidentit
Miratimi në mënyrë të njëanshme i ligjit të vettingut imlë opozitës vetëm rrugën e ankimimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.
Miti i zgjedhjeve të lira e të ndershme/Balotazhi për garën presidenciale në Austri do të përsëritet
Probleme me parregullsi në zgjedhje – nuk bëhet fjalë për ndonjë vend në Ballkan, por në Austri, i konsideruar si një vend që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem. Gara e fundit elektorale për presidentin e vendit, ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, e vendosi përsëritjen e raundit të balotazhit. Në të do të marrin pjesë, Norbert Hofer i partisë populiste të djathtë, e quajtur Partia Austriake e Lirisё dhe kandidati i pavarur, i gjelbri Alexander Van der Bellen.
