gjuha
Mbi përfshirjen e disa fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe*
1. E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën malenak?
E ndesha rastësisht, duke kërkuar diçka tjetër, në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 2006, vepër e akademisë. Është shenuar si mbiemër, malenak, – e. Kuptimi: malësor. Ilustrimi: valle malenake, valle dyshe e Shqipërisë së mesme.
Dy fjalorët e tjerë, i 1954-ës dhe 1980-ës, që vlerësohen si gurë themeli, s’e kanë. Në asnjë vepër të letërsisë shqipe s’më ka rënë në sy. Është krijuar prej emrit mal me prapashtesë?
"Gjaku i shprishur"*
Arbëreshët, shkrimi i shqipes. Dy elementë që preken në intervistën e Bardhyl Demirajt për "Gazeta Shqiptare". Drejtuesi i katedrës së albanologjisë në Munih, nuk mjaftohet vetëm me shpjegimin e përgjithshëm të librit të tij, por na sjell një varg shpjegimesh lidhur me Buzukun, Formulën e Mallkimit, kuptohet shumë e shumë individë të shquar arbëreshë, por edhe shpjegime të thukëta për probleme albanologjike që lidhen me arealin arbëresh e shumë e shumë të tjera.
Mbi shqipen dhe rrezikun e të folmes arbëreshe
Gjuhëtari italian Leonardo Maria Savoia, një studiues i shqipes, i ka dhënë një intervistë televizionit të Kosovës, "Koha". Savoia bën një përmbledhje të vendit të shqipes në grupin e gjuhëve indoeuropiane, diçka e studiuar tashmë, ndërkohë që tërheq vëmendjen mbi rrezikun që i kanoset të folmes arbëreshe në Itali.
Eqerem Çabej, kalorësi i gjuhës
Para disa vitesh ripashë në Arkivin e Muzeut Historik Kombëtar një fotografi të rrallë të Eqrem Çabej 16 vjeçar, duke u takuar me senatorin francez dhe shqiptarofilin e madh Justin Godart. Djaloshi Çabej ishte zgjedhur si një nga nxënësit më të shkëlqyer të Gjirokastrës për ta mikëpritur Godartin.
Ngulimet shqiptare në Italia dhe gjuha e tyre
Në fushën e studimeve shqiptare ngulimet e përhapura në Greqi, Itali jugore e Siqeli, për vjetërsinë e themelimit të tyre e për shkëputjen e hershme nga trungu i përbashkët, janë me rëndësi si për historianin ashtu dhe për etnografin e onomastin. Po janë në mënyrë të veçantë edhe për gjuhëtarin, i cili gjen në dialektet e tyre gjurmët e një faze të përparme të shqipes dhe mund ta rindërtojë gjer diku këtë me anën e atyre.
Anglishtja “kërcënon” edhe italishten
“Ndal anglishtes! Të mbrojmë italishten!”. Kështu e titullon një shkrim të vetin “Avvenire” në Itali, i cili vë theksin te huazimet e sforcuara dhe të panevojshme që kanë depërtuar në lëmin teknologjik e atë të biznesit. “Por me të vërtetë që termat teknikë anglisht nuk kanë të barazvlefshmin e tyre në italisht? E pavërtetë”, vijon “Avvenire” duke raportuar se “gjuhëtarët e grupit Incipit, pjesë e Akademisë Crusca që merret me vlerësimin e neologjismave dhe huazimeve...kanë propozuar një shembull të përkthimit italisht të tyre...”.
“Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla...Drama e shqipes: Për 30 vjet do duan të gjithë të flasin si tiranas”
Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari.
Një diskutim mbi takimin Hoxha -Çabej
Një diskutim interesant është zhvilluar së fundmi në blogun “Peizazhe të Fjalës” mbi origjinën, por edhe arsyet e takimit mes Enver Hoxës dhe gjuhëtarit Eqrem Çabej, sjellë në vëmendje nga një foto e njohur. Përmes një postimi në këtë blog bëhet një intepretim vizual e perceptues i fotos për të kaluar në disa konsiderata të përgjithshme për raportet mes pushtetit dhe shkencës në Diktaturë. Shkruan autori i shkrimit:
Rexhep Qosja: Shqiptarët janë i vetmi komb, ajka e të cilit kritikon gjuhën standarde
Prej se është shpallur e krijuar, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972, në Tiranë, dhe e pranuar prej shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre, gjuha e njësuar letrare kombëtare, tani e quajtur më shpesh, gjuha standarde, vazhdon të jetë e kritikuar apo, madje, e mohuar prej dy anësh, në të vërtetë prej dy fronteve: prej frontit që mund të quhet politik e ideologjik dhe prej frontit që mund të quhet krahinor e dialektor.