gazmira sokoli
Shkenca dhe ngacmimet seksuale në arsimin e lartë - rasti i SHBA*
Ngacmimet seksuale janë të shumta në botën akademike. Kjo del nga një raport i vitit 2018 i botuar nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Si anëtarë të komitetit që është autor i këtij raporti, ne ua kemi paraqitur gjetjet e tij kolegjeve dhe universiteteve në të gjithë vendin(në SHBA). Ka qenë kënaqësi të shohësh kaq shumë udhëheqës që duan të adresojnë ngacmimet seksuale në institucionet e tyre. Por, strategjitë që shumë nga këta udhëheqës po ndjekin, thjesht nuk funksionojnë.
Libani që ne njohim po merr fund
Çfarë pamje ka një shtet kur bie në kolaps? Është një pyetje që analistët e bëjnë gjithnjë e më shpesh për Lindjen e Mesme, ku pesë shtete aktualisht janë në një farë krize ekzistenciale. Megjithatë, njëri prej këtyre shteteve qëndron veçmas. Jemeni, Siria, Iraku dhe Libia kohët e fundit janë përballur me kryengritje, luftë civile, ndërhyrje të jashtme dhe përplasje mes përfaqësuesve rajonalë. Për kontrast, kriza e Libanit është e vetënxitur dhe dhe kjo e bën atë shumë më të pashpresë.
Anatomia e katastrofës së samitit për Kosovën
Në mars të këtij viti, administrata Trump projektoi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vend të një operacioni të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane zgjodhën presionin e hapur. Pak javë pas pezullimit të ndihmës për zhvillim dhe kërcënimit për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti u rrëzua.
Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit
Kthimi në epokën e Kisingerit
Virusi godet të gjithë sistemin
Kur flet me mjekë të kujdesit intensiv në të gjithë Britaninë e Madhe, të rraskapitur pas javësh që merren me pacientët me Covid-19, ajo që të thonë herë pas here është: "Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë".
Ata e dinin që një sëmundje e re po vinte qëkur u shfaq rasti i parë në Kinë. Dhe ndërsa numri i rasteve rritej, mjekët nëpër Britani lexonin raportimet e dorës së parë nga kolegët në Kinë, dhe më pas në Itali - në revista shkencore dhe në media sociale - për intensitetin e infeksionit.
Rikthimi i sferave të influencës në Euroazi
Tendencat gjeopolitike të dy dekadave të fundit tregojnë se shtetet kryesore në Euroazi po punojnë për të rikrijuar zonat e tyre të ndikimit. Në këtë mënyrë, ato po sfidojnë SHBA-të, që nënkupton një sfidë korresponduese për rendin ekzistues botëror. Megjithëse Uashingtoni do të jetë në gjendje të kufizojë ambiciet e disa fuqive, ai ka pak mjete me të cilat mund të pengojë ambiciet e Rusisë, Kinës dhe Iranit.
Njeriu brenda Makinës
Në vitin 1770, një lloj roboti që luante shah, i ndërtuar nga një shpikës hungarez, u kthye në sensacion në të gjithë Evropën. Ai kishte pamjen e një njeriu në përmasa reale dhe ishte prej druri. Roboti mbante një veshje turke dhe qëndronte ulur pas një kabineti, mbi të cilin qëndronte një fushë shahu. Krahu i tij mund të lëvizte gurët në fushë. Turku mekanik ishte i aftë të mposhtte edhe lojtarët më të mirë në shah. I ndërtuar për të zbavitur perandoreshën Maria Tereza, fama e tij u përhap shumë përtej Vjenës dhe ata që vizitonin oborrin e saj këmbëngulnin ta shihnin.
Drejt deflacionit terminal
Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.
Koronavirusi, ky vrasës i globalizmit që ne njohim
