fjala
Debatet për Politikën e Jashtme/“Turqia nuk mund të jetë pol kryesor për Shqipërinë. Nuk mund të harrohen marrëdhëniet me Italinë”
Rrëzimi i rezolutës për Kosovën ka hapur disa diskutime në Parlament mbi Politikën e Jashtme. Ka një mendim të gjithëpranuar se ajo që thotë ministri i Jashtëm aktual është krejt pa peshë në adresimin e qëndrimeve dhe sfidave të Shqipërisë në lëmin e Politikës së Jashtme, meritojnë vëmendje disa qëndrime të ish-kryeministrit Sali Berisha, sidomos në drejtim të qëndrimit të qeverisë aktuale ndaj Turqisë, që i njeh prioritetin në partneritetin strategjik, apo edhe në “vjedhjen” e idesë së Davutoglusë për “zero probleme me fqinjët”.
Nga buron ky agresivitet ndaj gazetarëve?
Në një kohë kur mbi Shqipërinë aktuale po gëlojnë e rëndojnë shumë halle e mbihalle: përmbytje, grindje, vrasje, aksidente, terr, emigracion, papunësi, mosmarrëveshje të pasosura partish, shoqëruar me ecejaket e mundimshme, pse jo edhe të pakonceptueshme për një vend sadopak normal e demokratik, të dy ambasadorëve, Lu-së dhe Vlahutinit, lidhur me reformën në drejtësi, duket si punë djerrakotë të merresh me faktin përse Rama dhe pas tij edhe Berisha, pikërisht në këtë zallamahi sociale, ekonomike dhe politike po sulmojnë, ditët e fundit, median dhe konkretisht disa nga gazetarët më të spikat
Nën akuzë Kryeministri dhe qeverisja, por protesta do të jetë për Ilir Metën dhe Sajmir Tahirin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur sot një fjalë në Grupin Parlamentar. Me tone thuajse solemne, Basha u është drejtuar deputetëve me përgjegjësinë e dikujt që pritet të hidhet në një aksion vendimtar, duke zbardhur edhe ofertën e PD-së. “Votimi i projektligjit të dekriminalizimit, dorëheqjet dhe hetimi i Metës dhe Tahirit, plani ekonomik i shpëtimit janë sot oferta e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga qarku i skandaleve dhe zbutjen e krizës ekonomike. Dëshirojmë zgjidhje institucionale.
