edi rama
Pas protestave, qeveria merr përsipër monitorimin e çmimit të naftës
Kryeministri Edi Rama thirri sot në takim furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve, që gjeneruan protesta në qytetet kryesore të vendit. Rama i vuri ata në dijeni për një akt të ri normativ, me anë të të cilit legjitimohet ngritja e një bordi që i jep qeverisë mundësinë të hyjë në administrimin e furnizimit. Çmimet e pamiratuara nga bordi në fjalë, sipas kryeministrit, do t’u kushtojnë licencën pikave të karburantit.
“Nuk kam përgjegjësi për inceneratorët, jam kryeministri”
Në dëshminë e tij përpara Komisionit Hetimor për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane, kryeministri Rama refuzoi të përgjigjet për 17 procedurat brenda një dite për dhënien me koncesion të inceneratorin e Elbasanit. Kreu i qeverisë u distancua nga çdo përgjegjësi, duke thënë se vendimet janë finalizim i një procesi zinxhir që kalon në disa filtra.
Krekosja e kallauzit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes së cilës ka njoftuar se vendi ynë është zgjedhur të jetë bashkëhartues nismash në Këshillin e Sigurisë për çështjen e Ukrainës.
Duhen marrë seriozisht budallallëqet
U bënë 9 vjet që Shqipëria vetëm rritet. Ekonomikisht dhe forcohet në shtetbërje. Këta na thonë zyrtarisht dhe shifrat janë shifra. P.sh kryeministri Edi Rama flet për pesëfishim të eksporteve nga sektori i peshkimit, një e dhënë që na dëshmon se ai sektor është fitimrurës dhe me kontribut në ekonomi.
Janari i përgjimeve dhe dy standardet e Ramës
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas më shumë se 24 orësh lidhur me publikimin e një regjistrimi audio, në të cilin kryebashkiaku Veliaj thotë se futbolli është i vetmi ishull që socialistët nuk e kanë shtënë dot në dorë.
Reagimi i Ramës vjen përmes një përgjigjeje që ai i ka kthyer një komentuesi në profilin e vet.
“Na duhet një president normal”
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se kaosi në të cilin është përfshirë opozita e bën të pamundur dialogun në funksion të përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Kjo sipas Ramës e bën akoma më të domosdoshëm nismën e tij për Këshillimin Kombëtar, në të cilën deri tani janë angazhuar 23 456 qytetarë.
Në "referendum" legalizimi i kanabisit, amnistia fiskale dhe shkarkimet nga Vettingu!!!
Kryeministri i Shqipërisë ka ideuar një nismë të re të cilën e quan Këshillim Kombëtar. Z. Rama do t’u drejtohet shqiptarëve siç thotë me 12 pyetje që sipas tij do të rivendosin bazat e një bashkëqeverisjeje dhe do të zgjidhin sipas tij keqkuptimet e mëdha të politikës. Kryeministri ka dalë përditë për ta promovuar si nismë, e cila ndërtohet me frazën nistore: Ka njerëz që thonë se…
Erdogan e kushtëzon bashkëpunimin me goditjen e FETO-s në Shqipëri
Gjatë fjalimit në Parlamentin shqiptar, presidenti Erdogan ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që pret në këmbim për investimet turke në Shqipëri. Erdogan u ndal në mënyrë të veçantë te dy projektet madhore të vitit të fundit në Shqipëri: spitali i Fierit dhe 522 banesat e ndërtuara në Laç për familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti i 2019-s. Por shtoi se edhe shqiptarët duhet ta kenë parasysh se çfarë kërkon Turqia.
"Na duhet një fidanishte në PS, politikës nuk i shpëtoni dot"
Në takimin me të rinjtë e FRESSH-it, kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të rinjve në politikë. Në 30-vjetorin e FRESSH-it, kreu i socialistëve tha se PS-së i duhet një fidanishte e re, që do të kthehet në klasën politike të së nesërmes.
Rama: Ka ardhur koha të legalizojmë kanabisin
Rihapet debati për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pesë vjet pasi u hodh si ide nga një prej njerëzit më të afërt të Ramës në atë kohë, legalizimi i kanabisit duket se është tashmë hapi i duhur për Edi Ramën. Ai paralajmëroi sot një konsultim me shqiptarët, të cilët mes pyetjeve për një sërë çështjesh, do të pyeten edhe për legalizimin e marijuanës farmaceutike.
