Slideri Kryesor
Vdekja e çuditshme e Anglisë socialdemokratike
Miratohet paketa anti-shpifje
Komisioni i Ligjeve ka votuar sot pro paketës “Anti-shpifje” me disa ndryshime nga projekti fillestar.
Drafti është kundërshtuar nga shoqata të gazetarëve dhe aktorë ndërkombëtarë të cilët edhe e kanë mbiquajtur si paketa antishpifje. Drafti parashikon kompetenca të zgjeruara të AMA-s dhe detyron portalet të heqin përmbajtje për të cilat ka ankesa. Më poshtë pjesë të draftit:
Mirë censura, po shoqatat e gazetarëve çfarë përfaqësojnë?
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar në emër të subjektit që drejton një tryezë kundër të ashtuquajturës Paketë Antishpifje. Zoti Basha është në punën e vet, ai po do të rrëmbejë një flamur dhe mirë bën. Por nuk përjashtohet që edhe ta ketë seriozisht këtë luftë.
Spot i dedikuar për heroin e vetëshpallur
Në një kronikë të Al Jazeera para disa ditësh paraqitej edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në Durrës, në inspektim në zonat e goditura nga tërmeti. Në atë kronikë Ilir Metës i liheshin pak sekonda përmes të cilave thoshte se për këtë situatë do të ketë hetim. Pjesa tjetër i takonte qytetarëve.
Ky raport ka kuptim për shkak se protagonistë të ngjarjes janë qytetarët. Media shqiptare bën të kundërtën. Në rrënoja, natën dhe ditën, mikrofoni është për politikën. Kryeministrin, kryebashkiakun etj..
Kacarrumi qelbësirë
Një ideolog i së djathtës amerikane është shprehur në një intervistë se, kur u zgjodh president, Bushi vetë nuk e kuptonte përse e kishin zgjedhur, ndaj dhe i kalonte më kot - më shumë duke pushuar në rançin e vet në Teksas - muajt e parë të presidencës. Kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit, thotë ky ideolog, Bushi e kuptoi se përse ishte zgjedhur president.
Në SHBA kërkohet Impeach, në Shqipëri imponojnë "Zgjedhje"
Gazeta “New York Times” autorizoi dje në faqen e vet online një editorial të bordit të vet me titull: Akuzojeni!
Tërmeti ra. Rroftë tërmeti!
Në internet po qarkullojnë meme që vënë në lojë kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tallja ka të bëjë me ndryshimin e afatit të rindërtimit të cilin dje z. Rama e ka përcaktuar kështu:
Tërmet me magnitudë 4.5 me epiqendër Gjirin e Lalëzit
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë sërish në Tiranë në orët e para të datës 15 dhjetor 2019. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka ndryshuar raportimin nga 3.8 në fillim, në 3.9 dhe në magnitudën 4.5 në finale.

Fjala e lirë si simptomë e heronjve të përhershëm të medias
Në vitet ’90 Sali Berisha u akuzua si armik i shtypit të lirë. Disa akte të pushtetit të tij – që sot në fakt është mirë të shihen në një dritë strikt juridike – i dhanë shkas një dukurie që mund të quhet inflacion i heronjve të gazetarisë. Mjafton që ndonjë zdap avdall i SHIK-ut të qëllonte dikë që kishte bërë një shkrim kundër pushtetit dhe sapo kishte lindur një hero.
Këtë dukuri e vuan sot mbarë vendi teksa sheh që disa prej këtyre heronjve nuk shqiten nga ekrani, dështuan kudo dhe janë pasuruar.
Paratë e shqiptarëve janë të pastra. Shpenzoji siç di ti!
Ju premtoj se do të bëj çmos që çdo qindarkë e angazhuar për këtë sfidë të shpenzohet me mençuri dhe me ndershmëri. Do të bëj çmos që transparenca të jetë maksimale dhe këtu besoj se do t’ia dalim edhe falë Komitetit të Rindërtimit
Kështu është shprehur sot ndër të tjera kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook. Njeriu që sot ka nga pas angazhimin e konferencave të donatorëve nuk garanton dot shpenzimin e financimeve duke pranur se abuzimi është pjesë e sistemit që drejton vetë.
