Slideri Kryesor
KE-ja akordon 3.3 miliardë euro për projektin Erasmus+ për vitin 2020
Komisioni Europian ka akorduar 3.3 miliardë euro për programin Erasmus+ 2020 për qarkullimin dhe bashkëpunin në fushën e arsimit.
Kjo shifër përbën një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë dhe sipas Komisionit do të prezantohet edhe një projekt i dytë me universitetet europiane.
Kap Ça të Kapësh është gjithë qeverisja
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë
Një ndarje administrative që nuk përkujdeset vetëm për përfaqësimin e Jugut*
Prej disa kohësh, Parlamenti i Shqipërisë, institucioni më i lartë i pushtetit shtetnor, i konceptuar për të qenë kuvendi i elitës politike dhe intelektuale, përmes një procesi të mirëfilltë zgjedhor, është shndërruar në një “domen nderi”, ku synojnë me u vetofrue për rekrutim, kushdo që në sojin formativ, as do ta kishte guxu me e mendue këtë opsion karriere 100 vite ma parë, në kohën kur u themelue.
Serbia, e disponueshme për ndërtimin e një qendre të dhënash nga Huawei
Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi. Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit.
Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder
Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.
Rihapet nga Beogradi kapitulli i ri i negociatave për Kosovën
Mediat serbe e kanë paraqitur e tone relativisht poitive takimin e sotshëm mes presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarin Special të ShBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer. Në konferencën për shtyp, Vuçiç ka deklaruar se kishte folur hapur me Palmer të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet serbe për Kosovë. Duke pranuar se pozicioni serb ndryshon shumë nga ai I ShBA-ve për Kosovën, Vuçiç ka shtuar se
Në Mal të Zi, aty ku ministri dorëhiqet dhe ku kryeministri nuk bën interpretimin e përgjimeve
Ja një lajm që na kujton llojin e vendit ku jetojmë dhe pse vota kundër e Francës duhet të na bëjë të mendojmë përpara sesa të na ndërsejë në bërjen e shqiponjës më duar. Në Malin e Zi – i cili për ata që e dinë Shqipërinë qendrën e botës është një vend i vogël ngjitur me ne – ka dhënë dorëheqjen ministri për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Pavle Raduloviç.
Lidhja direkte Kinë - Europë, treni i parë mbërrin brenda pak ditësh në Pragë
Kina shkel në vijë direkte transporti zemrën e Europës. Mediat turke raportojnë se më 6 nëntor, një tren i China Railëay Express do të mbërrijë në Ankara ku edhe do të mbahet një ceremoni e posaçme. Treni në fjalë ka hyrë në territorin turk nga province lindore e Kars dhe destinacioni final I tij është Praga duke kaluar përmes tunelit të detit Marmara që lidh Stambollin me bregun europian të ngushticës së Bosforit.
Çfarë roli kanë shkrimtarët/autorët në epokën e influencuesve të rrjeteve sociale?*
Sot shkrimtarët kanë humbur të gjithë ndikimin që kanë pasur dhe gazetat reflektojnë vetëm opinionin. Ndërsa sa u përket shtetarëve, larg drejtimit të turmës, ata përpiqen ta ndjekin.
Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi dashnorja e preferuar e ShBA
Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.
