Slideri Kryesor
Pasaportat e Shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve humbet përballjen gjyqësore me qeverinë
Përfundon "lufta" midis Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave në lidhje me pasaportat e shërbimit. Qeveria ka dalë fituese në këtë përballje më të fundit gjyqësore.
Dështon takimi Thaçi-Kurti për qeverinë e re. Vetëvendosja: Kryetari nuk është në Prishtinë
Takimi i thirrur nga presidentit i Kosovës Hashim Thaçi me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke se nuk do të zhvillohet sot. Klan Kosova njofton se thirrja e ardhur nga Thaçi ka të bëjë me mandatimin e Kurtit për krijimin e qeverisë së re, por zyra e Vetëvendosjes në Prishtin ka deklaruar për këtë televizion se Kurti e ka të pamundur takimin pasi ndodhet jashtë kryeqytetit të Kosovës.
Edhe dosja e teatrit në SPAK
Pas deklaratave të kryebashkiakut Veliaj se vitin që vjen do të shembë Teatrin Kombëtar për t’i hapur rrugën ndërtimit të të riut dhe kompleksit të kullave pas tij, artistët thonë se janë mësuar me të tilla paralajmërime dhe kërcënime. Regjizori Robert Budina thotë se çdo tentativë do të hasë në kundërshtinë e tyre.
Takime po me liderët e Serbisë, por me dinjitet
Turqia dërgon trupa ushtarake në Libi
Turqia do të dërgojë trupa ushtarake në Libi. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se qeveria do të kërkojë nga Parlamenti miratimin e mocionit për këtë çështje.
Do të shkojmë aty ku jemi ftuar. Përderisa ka në ftesë ne do ta pranojmë
tha Erdogan gjatë një takimi me krerët e degëve të partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim.
Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë
Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë. E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.
2009-2019, dy projekte për Mini-Shengenin me dy fitues të ndryshëm
Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë
Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.
Ministria e Jashtme: Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë gulenist në Turqi
Shqipëria nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve turke asnjë person që sipas Ankarasë zyrtare është anëtar i organizatës FETO, të themeluar nga filantropi Fetullah Gulen. ResPublica iu drejtua Ministrisë së Jashtme dhe për Evropën me disa pyetje për këtë çështje duke qenë se që nga njoftimi zyrtar i dorëzimit të listës nga autoritetet turke, nuk ka patur ndonjë deklarim për ekstradim personi.
Nevoja për ripërkufizimin e Njerëzores
Zhvillimet e fundit në disa degë të mjekësisë si gjenetika, neuroshkenca dhe transplanti i indeve apo qelizave po i trondisin kufijtë ligjorë klasikë që përbëjnë themelin e strukturave normative mbi të cilat bazohen shoqëritë. Ato paraqesin sfida cilësisht të ndryshme nga ato të deritanishmet, që duket se turbullojnë dallimet ligjore midis qenieve njerëzore dhe organizmave të tjerë të gjallë, midis qenieve njerëzore të gjalla dhe atyre të vdekur, dhe midis indeve dhe qelizat njerëzore dhe atyre jonjerëzore. Si mund t’u përgjigjen sistemet juridike këtyre sfidave të reja?
