Slideri Kryesor
Sherri ynë i vazhdueshëm
Adriatik Kelmendi publikon sot një shkrim përmes të cilit shtron pyetjen: Kujt i konvenojnë përçarjet Kosovë-Shqipëri?
Teza në fjalë i bën jehonë një psike disi të vjetër që presupozon se vëllazaria kombëtare është një njësi që lidhet në mënyrë emotive vetëm. Mbi këtë premisë vërdalloset sot e gjithë ditën edhe diskutimi politik në internetin shqip. Teksa pyet kështu Kelmendi e hap shkrimin me një aksiomë:
Pasi e invaduan dhe e lanë, ministri britanik: Afganistani po kthehet në një shtet të dështuar
Afganistani është një vend ku cinizmi perëndimor po shembullizon më së miri karakterin aventuresk të politikës demokratizuese. Sot ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Jam absolutisht i shqetësuar se Afganistani po bëhet një shtet i dështuar ku grupe terroriste përfshirë al-Qaedan mund të rikthehen dhe të përbëjnë rrezik drejt vendeve perëndimore. Shtete të dështuara po bëhen tokë pjellore për këta lloj njerëzish
Raportime mediatike për arrestime në Mal të Zi: Po planifikohej vrasja e disa prokurorëve
Mediat në rajon raportojnë për një valë arrestimesh sot në Malin e Zi të personave që dyshoheshin se kishin në plan të vrisnin disa zyrtarë publikë. Urdhëri i arrestit është dhëë nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit cituar nga televizioni shtetëror malazez.
Sipas gazetës “Vijesti” personat e arrestuar janë pjesë e një grupi të afërt me klanin Skaljar, që u vu nën akuzë para disa ditësh nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, si përgjegjës për disa vrasje.
Frontex: 90% më shumë hyrje ilegale nga Ballkani Perëndimor për 2021-n
Agjencia Europiane e Kufijve, Frontex, raporton se në shtatë muajt e parë të vitit 2021 kanë nyrë ilegalisht në BE 82 mijë njerëz, një shifër 59% më e lartë sesa ajo e një viti më parë.
BE: Bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjitha vendet
Ka një përpjekje të madhe për të propaganduar mbështetje të gjerë të BE-së dhe SHBA-së për Minishengenin. Sot mediat pranë qeverisë shqiptare kanë qarkulluar një përgjigje të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero pë gazetën “Express” ku thuhet qartë se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara.
Nis të gatuhet gjella mediatike e vaksinimit të fëmijëve
Media serbe “B92” kishte sot në seksionin anglisht të vetin dy lajme për vaksinimin e fëmijëve kundër CoVid-19. Një lajm merrte shembullin e Izraelit që do të kërkojë certifikata vaksinimi për fëmijët mbi 3 vjeç, ose një test negativ. Kjo për shkak të rritjes së rasteve të reja. Izraeli është shembull për shkak se është vendi me shkallën më të lartë vaksinimi që në fillimet e pandemisë. Më tej, në Serbi, një prej anëtarëve më të njohur të Shtabit të Krizës, dr.
Agjencia Europiane e Barnave nis hetimin për tri simptoma të reja nga vaksinat e Moderna dhe Pfizer
Agjencia Europiane e Barnave po heton tri simptoma të reja të raportuara nga një grup i vogël njerëzish të vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, të cilat dyshohet se mund të jenë efekte anësore.
Erythema multiforme, një formë alergjike e lëkurës, glomerulonephritis ose inflamim i veshkave dhe sindroma nefrotike janë tri simptomat që po studiohen për të kuptuar shkakun e tyre.
Open Balkan refuzohet nga tri vende. Në Tiranë sulmohet vetëm Kosova!!!
Servilizmi mediatik për mbështetjen e minishengeni nuk ka të ndalur. Armiku më i ri i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shtë shpallur Albin Kurti. Që ia ka prishur midenë kryeministrit të Shqipërisë, që e di shumë mirë se në Kosovë nuk para e honepsin. Ta lëmë mënjanë gjykimin mbi nismën, përmbajtjen e saj. Të merremi me sjelljen e z. Rama që hedh gurin e fsheh dorën pas zhurmës që bën media pranë tij.
Shembuj nga Shqipja
Lexoja këto ditë The Changing Languages of Europe, nga Bernd Heine & Tania Kuteva (2006 Oxford University Press), një libër që u kushtohet të ashtuquajturave Euroversals, duke e parë Europën si zonë linguistike, në kuptimin që ka ky term, mes të tjerash, në gjuhësinë ballkanike.
Haradinaj: Edi Rama ishte pro ndarjes së Kosovës
Një ditë pas shënimit të kryeministrit Edi Rama për incidentin e prillit 2019 në Berlin dhe qëndrimin e Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka deklaruar ndër të tjera se:
