Slideri Kryesor

Miratohet për përdorim vaksina e parë me ADN-në e virusit SARS-CoV-2

Postuar në 21 Gusht, 2021 16:03

Rregullatori i ilaçeve në Indi i ka hapur dritën jeshile përdorimit emergjent të vaksinës së parë me ADN kundër koronavirusit. ZyCov-D do t’u jepet të rriturve dhe fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart. Vaksina e re përdor një pjesë të materialit gjenetik të marrë nga virusi, e cilia udhëzon ADN ose ARN e të vaksinuarit për të prodhuar një proteinë specifike, të cilën sistemi imunitar e njeh dhe di si t’i përgjigjet. Ndryshe nga vaksinat e tjera, ZyCoV-D jepet në tri doza.

Baradar nis negociatat për krijimin e qeverisë së re afgane. "Kësaj radhe do qeverisim ndryshe"

Postuar në 21 Gusht, 2021 16:03

Media të ndryshme raportojnë mbërritjen në Kabul të bashkëthemeluesit të lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar. Sipas të dhënave në fjalë, Baradar ka nisur diskutimet me faktorë të ndryshëm politikë në vend për krijimin e një qeverie që po cilësohet si “përfshirëse”, një cilësim që po theksohet si dallim me qeverisjen e vieve 1996-2001.

Merkel pritet me lule në vizitën e fundit në Moskë. Kërkon ndihmë për evakuimin e afganëve

Postuar në 21 Gusht, 2021 15:39

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë para fundit të mandatit të saj në Moskë, ku është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin. Ceremonia e pritjes ka patur një surprizë për Merkel të cilës Putin i ka dhuruar një tufë me lule, në shenjë respekti dhe lamtumire. Lidhur me axhendën e takimit, mediat raportojnë se Merkel ka kërkuar ndihmën e Moskës për ndërmjetësim te talebanët për lejimin e evakuuimit të aleatëve afganë të Perëndimit.

Edhe Moderna dyshohet se jep miokardit. Një situatë që nis t'i ngjajë Pandemrix të vitit 2009

Postuar në 21 Gusht, 2021 01:56

Media në SHBA njoftojnë se autoritetet kanë nisur hetimin mbi efektet e mundshme kardiake nga aplikimi i vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Moderna. Njësoj si raportimet e bëra në Izrael muaj më parë, efekti që po hetohet është miokarditi, shumë i rrallë, por që po verifikohet m

Strategji unike në histori/ShBA kundër talebanëve dhe armëve të veta

Postuar në 20 Gusht, 2021 22:40

Shtatë helikopterë të rinj ishin dërgesa më e fundit e pajisjeve ushtarake amerikane në Afganistan një muaj më parë. Pasi kontrollin e vendit e morën talebanët, e gjithë logjistika amerikane është në duart e tyre.

Bullgaria dhe Kroacia, gati të adoptojnë Euron

Postuar në 20 Gusht, 2021 17:37

Dy shtete të tjera, anëtare të BE-së, Kroacia dhe Bullgaria pritet të hyjnë në Eurozonë, pra të adoptojnë monedhën e përbashkët, respektivisht në vitin 2023 dhe 2024.

Shqipëria si bahçe e një njeriu të vetëm

Postuar në 20 Gusht, 2021 14:53

Prej disa ditësh jemi njohur të gjithë me një vendim të Edi Ramës për të sjellë në Shqipëri disa qindra, apo mijëra qytetarë afganë që po ikin nga regjimi i talebanëve.

Zoti Rama është në ekstazë thuajse të plotë. Deliri i tij është në gjendje 24 orë ON, sepse ai ndihet IN në një lojë të madhe morale, politike, sociale.

Marrëveshja e Dohas dhe pikëpyetjet mbi rolin e Iranit në Afganistan

Postuar në 20 Gusht, 2021 13:11

 

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje lidhur me pushtimin e shpejtë të Afganistanit nga "Studentët e Kuranit". Disa analistë argumentojnë se një fitore e tillë nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të ishte rënë dakord disi - ose të paktën të pranohej në heshtje - me homologun, veçanërisht me amerikanët. Sipas analistëve, "Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan" e nënshkruar më 29 shkurt 2020 në Doha, Katar, nga Shtetet e Bashkuara dhe "Emirati Islamik i Afganistanit" përmban klauzola sekrete që përshkruajnë kuadrin e ri gjeopolitik në rajon.

Tjetër denoncim për Facebook: Krijoi monopol me strategjinë "blije ose fundose"

Postuar në 19 Gusht, 2021 20:22

Një tjetër denoncim për gjigantin e mediave sociale. Komisioni Federal i Tregtisë, agjencia amerikane që merret me konsumatorët dhe tregtinë, ka paraqitur një denoncim të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtjen e paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë, raporton CNBC. Një nismë e tillë u paraqit edhe në qershor të këtij viti, por u refuzua nga një gjykatës federal.

Ish-shefi i NATO-s në Afganistan: Mund të na duhet të kthehemi siç u kthyem në Irak  

Postuar në 19 Gusht, 2021 19:48

Ish-shefi i misionit të NATO-s në Afganistan lë të hapur mundësinë e rikthimit të forcave perëndimore në vendin që tashmë kontrollohet nga talebanët. Gjenerali David Petraeus është shprehur se koha do të tregojë nëse do të bëhet e domosdoshme që forcat ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë do të kthehen në Afganistan.  

Petreaus, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të CIA-s, pranon se ka pasur “disa paralajmërime domethënëse” nga ushtria amerikane dhe zyrtarë të inteligjencës lidhur me mundësinë që grupet ekstremiste të marrin kontrollin e vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor