Slideri Kryesor
Shenjat e para të kolapsit të Golfstream
Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.
Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.
Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete
Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.
Për Facebook dhe kompanitë e rrjeteve sociale duhet një gjyq si ai i Nurembergut
Mark Zuckerberg është armik i shtetit dhe e ka vendin në burg. Regjisori dhe historiani Ken Burns ishte shumë i drejtpërdrejtë kur u pyet për themeluesin e Facebook. Në një intervistë për “New York Times”, ku promovoi një film të ri për Muhamed Ali Burns u pyet nëse një figurë e veçantë e teknologjisë mund të bëhet aq e rëndësishme nga pikëpamja kulturore në disa dekada, sa është legjenda e boksit tani.
Negociatori amerikan Malley: Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mund të mos jetë më e mundur
Rikthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes vendeve kryesore perëndimore dhe Iranit mund të jetë i pamundur. New York Times citohet të ketë raportuar se rotacioni në Iran ka krijuar dyshime të mëdha për mundësinë e riaktivizimit të marrëveshjes në fjalë që u trumbetua nga Obama dhe u rrëzua nga administrate Trump.
Ekziston një rrezik real se iranianët do të ulen në tryezë me kërkesa jorealiste për atë se çfarë mund të arrijnë në këto bisedime
Berisha: Të japin një provë të vetme dhe një akuzë ndaj meje! Jam në Parlament në shtator
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka njoftuar depozitimin në Gjykatës e Korrektimit padinë për shpifje ndaj sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken.
Lëvizja 5 Yjet bën kthesë, drejtimin e merr Giuseppe Conte
Nga parti anti-establishment, Lëvizja 5 Yjet kthehet në parti konvencionale. Ish-kryeministri Giuseppe Conte ka marrë përsipër rimodelimin e partisë së themeluar nga Beppe Grillo, pasi u mbështet nga shumica dërrmese e saj.
Pa ndonjë lidhje me Lëvizjen 5 Yjet, Conte ka drejtuar dy qeveri koalicioni, deri në janar të këtij viti, kur u zëvendësua nga Mario Draghi.
Ka qenë vetë Grillo ai që i ka kërkuar Contes të rimodelojë partinë, një propozim që Conte fillimisht e ka hedhur poshtë, por më pas të dy arritën një marrëveshje në korrik.
Neoliberizimi po arrin kufirin e katastrofës. Na duhen kapërcime normative në fushën e të Drejtës*
"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"
Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.
Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.
Video/Mbytjet në Mesdhe që kalojnë pa u raportuar
Drama e Mesdheut nuk ka të sosur me viktima dhe episode tragjike që përsëriten e përsëriten. Një video e publikuar së fundmi ilustron se se në përpjekjen për t’u hedhur në Europë nga Afrika ka viktima që janë në kohën tonë edhe subjekte të regjistrimit live të fundit të tyre.
Një Belul-iadë në Foreign Policy
Revista e njohur “Foreign Policy” publikonte dy ditë më parë një profil për Edi Ramën. Kryeministrin e Shqipërisë. Autorë: Una Hajdari dhe Aleksandar Brezar. Nëse lexon këtë shkrim, si shqiptar nuk mund të mos të bësh humor me vete duke e parë atë si një biçim jetëshkrimi politik nga z. Vurko i Çajupit.
