Slideri Kryesor

700 000 banorë më pak në Serbi që nga viti 2011

Postuar në 21 Dhjetor, 2022 13:13

Popullsia e Serbisë është tkurrur me 700 000 që nga viti 2011. Censusi i realizuar nga Byroja e Statistikave ka evidentuar një rënie të ndjeshme të popullsisë që në vitin 2011 regjistronte 7.2 milionë rezidentë.

Rusia: Konventë për kompanitë e internetit. Censurë e paprecedentë në histori

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 20:09

 Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar atë që e cilëson si “Perëndimi kolektiv” për organizimin e asaj që e quan fushata më e madhe e censurës totalitare në histori.

Greqia humbet në Gjykatën Europiane kundër Dora Bakojanis

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 19:05

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur unanimisht kundër vendimit të Parlamentit të Greqisë në vitin 2018, gjatë votimit për të mos hequr imunitetin parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Çështja u krijua pasi ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojani, kërkoi procedim për shpifje për Kammenos që u mbrojt pas imunitetit parlamentar.

Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 18:56

Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.

Diskutim publik: A do gjykohet Vladimir Putin për luftën në Ukrainë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 18:13

Historia e gjykimit të luftës dhe krimeve në të, rinis me Ukrainën. Nga 1991 e më pas, përveç Jugosllavisë, nuk ka ndonjë rast që merr në konsideratë një çështje të tillë, duke përfshirë ta zëmë edhe veprimet e Izraelit. Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi një shkrim që shtron çështjen e gjykimit në gjykatë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zakharova: Në prag të përplasjes direkte me SHBA

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 14:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se politikat e SHBA po krijojnë kushtet për përplasje direkte mes të dyja vendeve. Sipas saj, përpjekja amerikane për të mbajtur hegjemoninë me çdo mjet, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike si dhe mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në dialog serioz, ka çuar në rezultatet të paparashikueshme.

Pyetje pa parti: Kur do bëhemi njerëz?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 12:53

Para disa vitesh, duke kaluar në lagjen Çair në Shkup, një zyrtare mesa duket sllave, e Bashkisë apo e Ministrisë së Kulturës, po i kërkonte, duke bërë me shenjë me këmbë, një tregtari shqiptar që të hiqte një copë hekur që kishte ngulur në kalldrëm. Biseda zhvillohej në gjuhën sllave dhe nga aq sa kuptoje nga shenjat merrej me mend se huri i ngulur në kalldrëm ishte në fakt një lloj sinori i vënë në kokë dhe hesap të vet prej dikujt që publiken ia brendashkruan personales.

Tradhtia e domosdoshme e Juda Iskariotit

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 00:37

 

Kryeministri e zbardh më në fund: Amnistia fiskale, për "çunat e Londrës"

Postuar në 18 Dhjetor, 2022 16:43

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar se ai e do amnistinë fiskale për "çunat e Londrës". Në takimin e zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, zoti Rama ndër të tjera tha:

Kokë më kokë më 19 nëntor 1990/Po rishikuam historinë, më mirë të ikim

Postuar në 17 Dhjetor, 2022 16:08

Më 19 nëntor të vitit 1990 Ramiz Alia, autoriteti kryesor në vend, zhvillon një bisedë me Nexhmije Hoxhën, në cilësinë e drejtueses së Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste. Biseda vjen pak ditë para ngjarjeve të dhjetorit ’90, në kontekstin e një Shqipërie “që zjente” nga kërkesa të shumta për ndryshim, por të cilat ende nuk ishin artikuluar në formë politike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor