Slideri Kryesor

Burra shteti si këta/Zelenskiy: Propozova që Fitorja mbi Nazizmin të kujtohet më 8 maj, jo 9 maj

Postuar në 08 Maj, 2023 18:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenkskiy ka propozuar që dita e fitores mbi Nazizmin të jetë 8 maji dhe jo 9 maji siç është përkujtuar deri më tani.

Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores mbi nazistët. Sot i kam dorëzuar një draft parlamentit përmes të cilit propozoj që 8 maji të jetë Dita e Kujtesës dhe Fitores mbi Nazizmin në Luftën II Botërore të 1939-1945

citohet ai.

Pazari turk/Refuzon kërkesën amerikane për dërgimin e S-400 në UKrainë

Postuar në 08 Maj, 2023 17:10

Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për të dërguar në Ukrainë sistemin S-400. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka zbardhur kërkesën amerikane që tingëllon disi paradoksale nisur nga fakti se SHBA-të kundërshtuan më herët negociimin turk për blerjen e sistemit rust ë mbrojtjes ajrore.

Sanksione edhe Kinës

Postuar në 08 Maj, 2023 12:57

Brukseli propozon sanksione ndaj kompanive kineze që mbështesin makinerinë ruse të luftës. Ideja e kthyer për herë të parë në një propozim formal pritet të rrisë tensionet e BE-së me Pekinin.

Shtatë biznese kineze të akuzuara për shitjen e pajisjeve që mund të përdoren në armë janë renditur në një paketë të re sanksionesh që do të diskutohet nga vendet anëtare të BE këtë javë, bën të ditur “Financial Times”.

Akuza: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë

Postuar në 08 Maj, 2023 12:47

Deputetja Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të  bërë komplekse. Sipas Zhupës, kjo është dhe arsyeja e mosrikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje, duke shtuar se ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.<

Shqipëri e respektuar...Shqipëri e dëshpëruar dhe e dorëzuar

Postuar në 07 Maj, 2023 16:23

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur këto ditë të sulmojë pa u kursyer kandidatët e opozitës së përfaqësuar nga Meta dhe Berisha. Fredi Belerin e Himarës e quajti injorant, kandidatin e Vlorës “më budallain e qytetit”, Boçin e Elbasanit e tall duke i deformuar emrin, kurse sot, kandidatin e Mirditës Arben Mëlyshi e ka cilësuar se nuk ka trutë në rregull meqenëse i jep fytyrën e vet një “gërdalle non grata” dhe një “të pakorrigjueshmi”.

Reforma e axhaminjve

Postuar në 07 Maj, 2023 16:03

Në një prononcim për MCN Tv, kreu I Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka bërë këtë koment për çështjen e Besnik Canit, që ka kërkuar rishikim të vendimit të KPA-së që e largonin nga sistemi:

Assad fiton/Liga Arabe voton ripranimin e Sirisë

Postuar në 07 Maj, 2023 15:41

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë votuar së fundmi një vendim për ripranimin e Sirisë në organizatë. Vendimi u mor në një takim me dyer të mbyllura në Kajro të Egjiptit dhe ai sinjalizon vullnetin për të normalizuar lidhjet dhe marrëdhëniet me presidentin Bashar al-Assad. Katari ka kundërshtuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Assad pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.

Rusia është një ide, jo një fakt material

Postuar në 06 Maj, 2023 23:54

 

Analizat e shumta gjeopolitike, psikopatologjike apo kulturore që janë bërë që nga shkurti 2022, pavarësisht dallimeve në qasjet ideologjike dhe rezultateve të pritshme, kanë marrë si të mirëqenë një fakt të padiskutueshëm në pamje të parë: se Rusia ekziston. Domethënë, që ekziston në të njëjtën formë - pak a shumë - të supozuar nga shtetet-kombe në Perëndim. Prandaj, Evropa po përballet me një vend pothuajse "normal", me pak fjalë aq normal sa t'i atribuohen parametra të zakonshëm.

Dy grekë etnikë në Himarë/Njëri për Helenizmin, tjetri për Dehelenizimin!

Postuar në 06 Maj, 2023 17:02

Pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit në gazetën greke “Kathimerini” është shfaqur një shkrim i autorit Stavros Tzimas që vë theksin te gara në Himarë. Shkrimi megjithatë shoqërohet me një fotografi nga Dropulli. Tzimas pranon se socialistët e Edi Ramës kanë më shumë gjasa të fitojnë, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion dhe faktit se komuniteti ndërkombëtar nuk po identifikon një alternativë. Situata elektorale në Himarë për Tzimas paraqitet kështu:

Fotolajm/Kurorëzohet mbreti Charles III i Anglisë

Postuar në 06 Maj, 2023 16:10

Ceremonia është mbajtur në Abacinë e Westminster. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor