Slideri Kryesor

Myftari: Hulusi Hako ofrohet për kandidat për kryetar të Organizatës së Veteranëve

Postuar në 22 Mars, 2023 17:49

 Ka disa ditë që në gazetën “Dita”, njerëz që prezantohen si intelektualë, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi dhe mes tyre edhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi, kanë ngritur shqetësimin se në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare po tentohet një puç nga sekretari i Përgjithshëm, Veli Myftari që synon marrjen e drejtimit.

Shefi ekzekutiv i "Renault": Plani gjerman për motorin me karburant nuk ka të ardhme

Postuar në 22 Mars, 2023 16:44

Përpjekja e qeverisë gjermane për të garantuar që motori me djegie të brendshme të mbetet pjesë themelore e industrisë automobilistike është e vonuar dhe jashtë kohe. Drejtori Ekzekutiv i “Renault” Luca de Meo është shprehur se aktualisht industria ka investuar miliarda në zhvillimin e baterive dhe teknologjisë së hidrogjenit në përputgje me detyrimet e planeve të BE-së për emetime zero deri në vitin 2035. Kjo politikë nënkupton ndalimin e shitjes së makinave që ndotin.

Video/Kor gëzimi në parlamentin e Ugandës pas miratimit të ligjit kundër homoseksualizmit

Postuar në 22 Mars, 2023 14:41

Desha të ndryshoja perceptimin e njerëzve në Perëndim mbi Ballkanin

Postuar në 21 Mars, 2023 23:05

 

Sarajet e Këlcyrajve

Postuar në 21 Mars, 2023 22:42

Sarajet e Këlcyrajve janë ndër ato pika ku vështrimi magnetizohet dhe magnetizon vetvetiu një histori. Një mesazh që udhëton në kohë, pa lëvizur nga shpati i Trebeshinës ku kanë mbetur si dëshmitare dhe dëshmi e një njerëzimi tjetër. 

Sarajet, apo rrënojat që kanë mbetur si hipoteka e tyre e fundme, justifikojnë mitin që rrëfehet e që i lidh me Muzakajt, por edhe ndoshta janë e vetmja thinjë e lavdisë së familjeve të mëdha të Jugut, që mesa duket po do t'i harrojë e groposë, pasi i urreu siç thoshte Konica, "me inat Tosku".

Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030

Postuar në 21 Mars, 2023 19:27

Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.

Një fund i turpshëm për Credit Suisse

Postuar në 21 Mars, 2023 16:02

Pak ditë para një konference shtypi të thirrur me nxitim të dielën vonë (19 mars), që do të bëhej lajmi kryesor në mediat e botës, elita politike e Zvicrës po përgatiste fshehurazi një lëvizje që do të trondiste globin. Ndërsa banka qendrore e vendit dhe rregullatori financiar deklaruan publikisht se Credit Suisse ishte financiarisht e shëndoshë, pas dyerve të mbyllura vazhdonte gara për të shpëtuar bankën e dytë më të madhe të vendit. Zinxhiri i ngjarjeve, çoi në fshirjen e një prej markave më të mëdha të Zvicrës, një bashkim i mbështetur mbi 260 miliardë franga zvicerane (280 miliardë dol

Rusia u përgatit shumë mirë pasi sanksionet nuk po ndikojnë

Postuar në 21 Mars, 2023 14:36

Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore për luftën në Ukrainë. Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. Në një intervistë për “Kathimerini”, Barsky jep disa mendime për konfliktin dhe planfikimin eventual në shtabin rus të shërbimeve inteligjente.

Hungaria kundër angazhimit të NATO-s ndaj Rusisë

Postuar në 21 Mars, 2023 13:47

Një përballje e drejtpërdrejtë ushtarake mes trupave të vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë do të çonte në konflikt botëror. Këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Sipas rrgullimit në fuqi, NATO nuk është e angazhuar në luftë në afërsi të kufijve tanë. Kjo është gjendja tani. Një konflikt i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë do të çonte në një tjetër luftë botërore

është shprehur ai.

Logjika serbe: Kosova është provinca jonë. I kërkojmë asaj vetë-qeverisje për serbët e atyshëm!!!

Postuar në 21 Mars, 2023 11:39

Zyrtarët europianë trumbetuan përparim në diskutimet e zhvilluara në Ohër dhe është e qartë se zhvillimi kryesor, thelbësor, është ai se të dyja palët kanë marrë zotime konkrete. Sigurisht që palët nuk firmosën për shkak të politikës së brendshme dhe pasigurisë që jep një draft me aq hollësi, por e vërteta është se në Ohër u konfirmuar se çështja e negociatave për normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shtyhet pa pasoja.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor