Slideri Kryesor
Duhet të ketë një kufi për qurravitjet diplomatike të Serbisë
Në prag të takimit të Ohrit, dyshja kryesore në Beograd, Brnabiç – Vuçiç ka nisur këngën e preferuar të atdhedashurisë. Kryeministrja Brnabiç shkruan madje për një pogrom kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë që ka nisur që prej vitit 2004, muajin mars.
Zbardhet sekreti i vetëm i ShISh: Emri i drejtorit të ri
Vlora Hyseni është propozuar nga kryeministri Edi Rama si drejtuese e re e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një postim në Faceboiok, z. Rama shkruan se:
Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar
Po Finlandës për në NATO, Suedia mbetet në pritje
Është hapur drita jeshile për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Mediat raportojnë se Hungaria dhe Turqia kanë rënë dakord të firmosin procedurën e anëtarësimit duke hequr kështu pengesën krysore.
Kemi vendosur të nisim procesin e ratifikimit në parlamentin tonë
citohet të jetë shprehur presidenti turk, Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun finlandez Sauli Niinistö.
Njerëzit e duhur për të bërë kthesën për Ballkanin Perëndimor
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, president i Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, prezntohet sot në “Politico” me një opinion, përmes të cilit u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të hedhin një hap historik në Ohër, më 18 mars të këtij viti. Duke sjellë shembull Gjermaninë, Ischinger vë në dukje se nëse Lufta në Ukrainë detyroi Berlinin të rishihte politikën e vet energjetike, dhe të bënte Kthesë – Zeitenwende – në të njëjtën mënyrë, edhe Serbia dhe Kosova duhet të pajtohen tashmë për të ardhmen e tyre.
Një episod spiunazhi në Greqi...përballë agjentëve rusë të gardhit të uzinës së Gramshit
Gazetat greke njoftojnë për ekspozimin nga shërbimi sekret I Greqisë të një agjenteje të huaj, prezantuar nën identititetin Maria T., por që në fakt quhet Irina.
U rishfaq Rosinanti!
Është shfaqur sot në një takim me përfaqësues të biznesit të madh kryeministri Edi Rama, të cilit i ka ardhur goja sërish pas stuhisë me FBI-në, ku mbeti për disa javë memec dhe vuv. Dhe mbeti i tillë duke rrezikuar shumë, sepse të gjithë panë se jeta vazhdon dhe është më e mirë pa ndotjen akustike të gënjeshtrave të këtij njeriu, se madje problem psiko-social i këtij vendi është pikërisht pushteti i tij.
Nga Tirana në Orkestrën kombëtare të Belgjikës
Një betejë që parathotë se çfarë torture proceduriale do jenë zgjedhjet
E ashtuquajtura dramë parazgjedhore në Shqipëri u konsumua si të gjitha ato që kemi parë: në zgjedhje do garojnë po ata që kemi parë vërdallë këto dekada. Pavarësisht se çfarë komente bëri Ilirjan Celibashi.
Skena është po ajo: PS përballë PD+LSI dhe një parti me vulë PD-je që apelon mesazhin e bashkimit për të konfonduar deri në fund elektoratin dhe për të ruajtur një rezervë riintegrimi nesër.
BQE rrit normën e interesit
Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në 3%.
Vendimi është marrë për të përballuar inflacionin në dritën e vlerësimeve se “inflacioni do të mbetet shumë i lartë për shumë kohë”.
Banka ka siguruar po ashtu se stabiliteti bankar është i qëndrueshëm në zonën e Euros, garanci këto që lidhen me falimentimet bankare në ShBA.
Fitojmë minimumi 31 bashki, s'kemi nevojë për garanci brenda koalicionit
Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se në koalicionin mes PL dhe “Rithemelimit” nuk ka asnjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve në listën e Këshillave Bashkiak.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Caka tha se në vazhdën e vendimeve të KQZ dhe KAS u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim dhe garë asnjë figurë potenciale dhe se kjo nuk do të thotë që kjo është një tërheqje e PL.
Më tej, Caka tha se koalicioni fiton së paku 31 bashki dhe ndër to dhe bashki të mëdha.
