Slideri Kryesor
Dyfishohet BRICS, anëtarësohen 6 vende të reja
Gjashtë vende të reja do t’i shtohen grupit BRICS. Në samitin e 15 të mbajtur në Afrikën e Jugut u vendos anëtarësimi i Argjentinës, Etiopisë, Iranit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjashtë vendet që kishin aplikuar paraprakisht për anëtarësim do të kenë të drejta të plota në BRICS që nga 1 janari 2024, raporton The Guardian.
Çorapja e zezë në Beograd
Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, ish ministër i punëve të jashtme dhe ambasadori i parë i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të ShBA-ve në Sërbi, Kristofer Hill, me rastin e qëndrimeve dhe opinioneve të tij, të shprehur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazeta e Podgoricës “Pobjeda”, e datës 24 gusht, e transmeton në tërësi https://www.pobjeda.me/clanak/crna-carapa-u-beogradu
Prodi: Franca, si shoferi që sheh vetëm pasqyrën e pasme
Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.
Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.
Pankreasi artificial revolucionarizon trajtimin e diabetit të tipit 1
Pankreasi artificial, një pajisje teknologjike e zhvilluar nga një ekip shkencor në Britani, pritet të optimizojë trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 1. Pankreasi artificial përfshin algoritme moderne dhe ndërvepron me çdo përdorues individualisht, duke automatizuar procesin e matjes dhe marrjes së insulinës.
Kësaj qeverie i shkon vetëm Korrupsioni!
Në një konferencë të gjatë për shtyp sot – e cila vazhdon – kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit duke e cilësuar atë si një ndër punët më të bukura që janë bërë.
Mos pyesni mua, por mjekët që më shkruanin se mos kontrata sekuestrohej. Që nuk ishte rasti
tha ndër të tjera z. Rama.
Korrupsioni, Rama: Nuk mund të parashikojmë kush i reziston tundimit e kush jo
Kreu i qeverisë e cilësoi sot koncesionin e sterilizimit një nga punët më të bukura të qeverisë së tij. Rama tha se përgjegjësia për shkeljen e kontratës është individuale dhe ata që kanë abuzuar do të paguajnë. Në lidhje me hetimin që ka vënë nën akuzë tetë persona deri tani, Rama tha se korrupsionin nuk mund ta parashikosh.
Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!
Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:
një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin
Do apo nuk do Tirana, Kosovën do ta llogarisin dhe po e llogarisin
Në disa media afër pushtetit të Edi Ramës kanë nisur të mbijnë shkrime nga më të ndryshme të autorëve grekë, që vënë në dukje se Fredi Beleri është një dikush i njëmijë e një të zezave. Se ka qenë në grupime ekstremiste e kështu me radhë. Mirëpo sjellja e këtyre shkrimeve nuk ka ndonjë vlerë ndriçuese: ato thjesht riqarkullojnë opozitarë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në funksion të një diskreditimi të kauzës greke në përballjen e tanishme të Himarës.
Soros iku. Kush vjen tani?
Alberto Alemanno, një profesor në Shkollën e Lartë të Studimeve Tregtare në Paris, shkruan në “Politico” një opinion mbi atë që e quan: Europa e post-Sorosit. Çështja lidhet sa me vendimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur për të mbyllur një pjesë të madhe të operacioneve të veta në kontinent, aq edhe me moshën e financierit George Soros, njeriu që qëndron pas rrjetit më të madh të financimit të enteve të shoqërisë civile. Llogaritet se çdo vit fondacioni akordon 1.5 miliardë euro dhe largimi i tij kërcënon m
Dyshime për vdekjen e Prigozhinit në një aksident ajror
Kreu i ushtrisë private, Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se ka vdekur. Prigozhin është në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua sot në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord.
Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
