Slideri Kryesor
Na amnistoni, t’ju japim shumicën
Gjashtë vjet pasi la Spanjën, Carles Puigdemont po përpiqet të marrë rolin e kingmakerit në politikën spanjolle. Lideri separatist e kushtëzon mbështetjen e Pedro Sanchez-it, i cili po përpiqet të mbajë drejtimin e qeverisë spanjolle, me amnistinë e të gjithë atyre që u përfshinë në referendumin e pavarësisë së Katalonjës në 2017.
Kina investon 40 miliardë dollarë në industrinë e çipave
Kina ka krijuar një fond shtetëror për mbështetjen e industrisë së gjysmëpërçuesve. Mbi 40 miliardë dollarë do të përdoren për këtë sektor, një përpkejke kjo e Kinës për të kapur ritmin e SHBA-ve dhe rivalëve të tjerë.
Fondi mendohet të jetë më i madhi nga tre fondet e lançuara nga Fondi i Investimeve në Industrinë e Integruar të Kinës, i njohur edhe si Fondi i Madh.
Një kryeministër senil
Në fjalën e djeshme në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama ndër të tjera tha se:
Kam përgjegjësi të madhe morale. Më të madhen pa diskutim. Përgjegjësia ime nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë apo të zmbrapsem pse dikujt që i besoj një punë e mbështes pa fund dhe atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton besimin tim dhe tuajin, por edhe flamurin. Flamurin e të gjithë shqiptarëve por edhe atë të PS-së
Ndryshon gjysma e qeverisë
Kryeministri Rama ka riformatuar kabinetin qeveritar. Rama bëri të ditur emrat e shtatë ministrave të rinj gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, duke surprizuar shumë prej atyre që dëgjuan emrin e vet. Rama ka shkarkuar 6 ministra dhe ka krijuar një ministri të re për bashkëpunimin e pushtetit qendror me atë vendor.
“Nuk skuqem për ata që ua merr mendjen paraja”
Kryeministri Rama lau duart me të gjitha skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë muajt e fundit, duke u shprehur që nuk mban përgjegjësi për ata që ua merr mendjen pushteti. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se partia nuk do t’i mbrojë ata që “hanë pas shpine”.
Largohet ministri ukrainas i luftës
Ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi largimin e tij nga detyra, një hap që ishte paralajmëruar fundjavën e kaluar nga presidenti Zelensky, i cili tha se ka ardhur koha për “qasje të reja” në fushën e mbrojtjes.
Oleksii Reznikov ka mbajtur postin e ministrit që prej nisjes së invazionit rus në Ukrainë, në shkurt 2022.
Ai u bë një emër i njohur në Ukrainë dhe ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës, për shkak të angazhimit në lobimin për pajisje ushtarake.
Ne jemi bagëtitë për fermat e të dhënave
Ronald Deibert, profesor i shkencave politike në Universitetin e Torontos dhe drejtor i Citizen Lab, instituti në Shkollën Munk pranë të njëjtit universitet, konsiderohet si pionier në studimin e spiunazhit dixhital, softuerit të mbikëqyrjes komerciale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Tragjedia e Ustikës, Amato: Avionin e rrëzoi Franca
Më shumë se 40 vjet pas asaj që njihet si masakra e Ustikës, dinamika e saj ka ende të panjohura.
Avioni DC9 i linjës ajrore Itavia nuk mbërriti kurrë në destinacion. Mjeti ra në det, mes ishujve italianë të Ponzës dhe Ustikës, duke çuar në vdekjen e 81 personave që ndodheshin në bord.
Avioni ishte nisur nga aeroporti Bologna-Borgo Panigale dhe kishte destinacion aeroportin Palermo-Punta Raisi.
Ngjarja e Ustikës është katastrofa e katërt ajrore italiane për nga numri i viktimave.
Censusi, shqiptarët e Greqisë emigrojnë sërish
Si shumë vende të BE-së, edhe Greqia po përballet me plakjen e popullsisë. Të dhënat e censusit të vitit 2021, të bëra publike nga Autoriteti Statistikor Helen, konfirmojnë një rënie të popullsisë prej 3.1% në krahasim me 10 vite më parë.
Aktualisht, Greqia ka një popullsi prej 10 482 487 banorësh.
Një parti me porosi
Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të fraksionit që drejton. Takimi i mbajtur në stadiumin « Asllan Rusi » shënoi sipas Bashës nisjen e ndërtimit të Partisë Demokratike moderne.
« Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! », shkroi Basha.
