Slideri Kryesor
Paralajmërimi i OBSH-së: Ethet tropikale po bëhen endemike në Europë
Shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jeremy Frarrar ka paralajmëruar se SHBA dhe një pjesë e Europës do të përballen së shpejti me një tjetër sfidë shëndetësore. Sipas tij, ethet tropikale do të bëhen endemike në këto dy rajone, për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe faktit se mushkonjat që janë përgjegjëse për transmetimin e virusit ishin përhapur më shumë këtë verë në Europë.
Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.
Serbët e Kosovës themelojnë parti të re
Një parti e re politike do të përfaqësojë serbët e Kosovës. Lëvizja Popullore Serbe do të veprojë në zonat e banuara me shumicë serbe në veri dhe jug të lumit Ibër.
Partia e re është themeluar nga Branimir Stojanoviç dhe Millia Bishevac dhe synon të jetë një alternativë e Listës Serbe, i vetmi formacion politik që ka përfaqësuar deri tani komunitetin serb në Kosovë.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë - Serbi, unike në Europë
Marrëveshja e Serbisë me Kinën për Tregti të Lirë, është cilësuar nga ministri përkatës. Tomislav Momiroviç si më e rëndësishmja në dekada. Sipas tij, tarifat për mallrat serbe do të jenë më të ulëta në masën 10, 45 apo deri edhe 60%.
Do të jetë unike në Europë. Prodhuesit tanë, të vegjël dhe tregtarët do të kenë një mundësi në këtë treg, që po rritet fuqishëm…Kjo është një mundësi e pabesueshme, do të doja që njerëzit të përfshiheshin sepse mund të gjenerojë rroga dhe pensione më të larta
A nuk po vuajnë edhe palestinezët njësoj si ukrainasit?
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e gjetën veten përpara akuzave për hipokrizi dhe standarde të dyfishta lidhur me qasjen e tyre ndaj Rusisë dhe Izraelit gjatë Samitit të Paqes të së shtunës në Kajro. Në takimin ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 30 vendeve dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, qëllimi ishte të diskutohej mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.
Tani duan ta rrëzojnë nga pushteti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Pink, se shërbime të huaja po punojnë që ta rrëzojnë nga pushteti.
Duke referuar sondazhet e bëra, ai është shprehur se rezulton se partia e drejtuar prej tij merr 44%, SPS-ja 10% dhe partitë e krahut të djathtë rreth 13% pa Vojisllav Sheshelin dhe Sasha Raduloviçin. Po sipas tij, opozita pro-europiane merr 22-23% të votave, çka presupozon se ai përfaqëson bashkë me aleatët e vet shumicën.
Poshtë cipës së demokracisë
Schroeder: Paqen Rusi-Ukrainë e pengoi Amerika
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, akuzon qeverinë amerikane si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë të botuar në Berliner Zeitung, Schroeder i referohet negociatave të paqes në mars, menjëherë pasi Rusia ndërmori ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.
Lojërat e fatit, grekët luajtën 22.7 miliardë euro në 8 muaj
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit përgjatë tetë muajve të 2023. Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Helen i Lojërave (EEP), të cilave u referohet Kathimerini, lojtarët humbën 1.7 miliardë euro në një periudhë tetëmujore.
Lëvizje në Kosovë për Braktisjen e Fesë Islame
Mediat në Kosovë raportojnë për krijimin në Deçan të një lëvizjeje për braktisjen e fesë islame. Njoftimi është marrë nga një prej nismëtarëve, Zeqir Mehmetaj, që ka bërë të ditur se është krijuar edhe një Këshill Nismëtar.
Me moton: Të jemi vetëm Shqiptarë!
shkruan ndër të tjera Mehmetaj që shton se në takim ka patur “personalitete nga e gjithë Kosova”.
