Slideri Kryesor
Afrika anëtarësohet në G20
Grupi i 20 ekonomive kryesore të botës ka pranuar Bashkimin Afrikan si anëtar të përhershëm, një njohje e fuqishme e Afrikës pasi më shumë se 50 vendet e saj kërkojnë një rol më të rëndësishëm në skenën globale.
Deri më tani, Afrika e Jugut ka qenë i vetmi anëtar i bllokut G20.
Në një botë ku roli i Afrikës është thelbësor për diskutimet rreth ndryshimeve klimatike, sigurisë ushqimore, migrimit dhe çështjeve të tjera, anëtarësimi në G20 është një hap i rëndësishëm.
Finlanda nuk ofron më mbrojtje të përkohshme për ukrainasit
Finlanda nuk do të ofrojë më mbrojtje të përkohshme dhe nuk do të lëshojë leje të reja qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi që janë larguar nga Ukraina pasi kanë banuar atje, falë një leje qëndrimi të përkohshme.
Shërbimi Finlandez i Emigracionit njoftoi se rregullorja e re ka hyrë në fuqi nga 7 shtatori dhe do të zbatohet vetëm për aplikimet që janë dorëzuar pas kësaj date, raporton Schengen Visa.
Në përpjekje për t’i shpëtuar Françafrique-s
Tre vitet e fundit, disa qeveri frankofone në vendet e Afrikës Perëndimore kanë rënë. Vende si Mali, Burkina Faso dhe Nigeri kanë parë grushte shteti, të paralajmëruara shpesh nga demonstratat antifranceze, sulmet ndaj ambasadave dhe urrejtja e shprehur hapur në platformat e mediave sociale.
Të mërkurën, Gaboni, në Afrikën Qendrore, u bë ish-kolonia e fundit franceze ku ushtria mori pushtetin. Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi presidenti aktual i vendit, Ali Bongo Ondimba, fitoi një mandat të tretë në një proces zgjedhor të diskutueshëm.
Tani të dhënat tona i mbledhin dhe i shesin edhe makinat
Prodhuesit e makinave po mbledhin të dhëna për shoferët dhe pasagjerët. Fondacioni Mozilla në një raport për 25 marka makinash dhe 15 kompani prodhuese konkludon se të dhënat e mbledhura, që përfshijnë që nga gjendja shëndetësore, aktiviteti seksual dhe koeficienti i inteligjencës, për t’ua shitur ato agjencive të zbatimit të ligjit, por edhe të tjerëve.
Bebe pa fekondim
Shkencëtarët kanë zhvilluar struktura të ngjashme me embrionin njerëzor pa përdorur spermë, vezë ose fekondim, një hap i ri që ndez shpresat për kërkime mbi abortin spontan dhe defektet e lindjes, por njëkohësisht hap një debat të madh etik.
Zhvillimi i këtyre strukturave është paralajmëruar që në fillim të këtij viti, por mbi to nuk ishte kryer ende hulumtimi që zakonisht bëhet nga shkencëtarë të tjerë.
Athina, nga masakrat e Justinianit te pushtuesit "e butë" otomanë
Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.
Udhëtimet brenda BE, kontrollet mbeten edhe pas hyrjes në fuqi të ETIAS
Nga mesi i vitit 2024 hyn në fuqi Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Udhëtarët nga më shumë se 60 vende që mund të lëvizin në zonën Shengen pa vizë do të duhet të aplikojnë për dokumentin, i cili në çdo rast nuk do të garantojë hyrjen në vendet e BE-së që kërkojnë ETIAS, raporton SchengenVisaInfo.com.
Vaksinat, Big Pharma e detyroi Afrikën e Jugut të paguante dyfish
Kompanitë e mëdha farmaceutike ia kanë shitur Afrikës së Jugut vaksinën anti-Covid shumë më shtrenjtë se Bashkimit Europian. Kontrata mes Pfizer dhe qeverisë së Afrikës së Jugut është bërë publike së fundmi pas një beteje gjyqësore.
Detaje konkrete të kontratave mes qeverive dhe Big Pharma nuk janë bërë publike asnjëherë, ndërsa akuzat se Pfizer po përfitonte financiarisht nga pandemia janë hedhur menjëherë pas shpërndarjes së dozave të para të vaksinës.
Si mund të jesh me këtë Shqipëri?
Ka një përpjekje për ta transpozuar konfliktin për çështjen “Beleri” si përballje mes shqiptarëve dhe grekëve. Helenizmit dhe shqiptarisë.
Ky dimension implikon vetiu edhe aspekte të sigurisë kombëtare duke ushqyer dhe kërkuar madje si kriter legjitimues një ligjërim nacionalist. Që është në fakt zhurmim propagandistik.
Mjafton kjo nevojë politike për të provuar se pakkush beson se drejtësia mund ta zgjidhë e vetme çështjen. Madje pakkush ka dëshirë ta lërë atë të jetë çështje e drejtësisë.
Mirë se vini në Bharat
Ftesat e Indisë për liderët e vendeve të G20 kanë ngritur shumë pikëpyetje brenda dhe jashtë vendit. Në to, Droupadi Murmu përmendet si "President i Bharat", në vend të "Presidenti i Indisë".
Në të njëjtën ditë, një postim në Twitter i zëdhënësit të Partisë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet, i cili njoftonte pjesëmarrjen e kryeministrit Modi në një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi, i referohej atij si "kryeministër i Bharat-it".