Slideri Kryesor
Turqia përgatit ligj për kufizimin e shitjes së pronave të huajve në zonat turistike
Mediat në Turqi shkruajnë për një aspekt tjetër të suksesit të shumëtrumbetuar të transaksioneve me pronën nga të huajt në zonat bregdetare. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në distriktet e Alanyas dhe Konyaaltit janë shitur 108 000 prona.
Është sigurisht një gjë e mirë që të huajt vijnë në Antalia të blejnë një shtëpi. Kjo është një formë turizmi që njihet në botë. Por 108 000 apartamentet nuk u janë shitur 108 000 njerëzve të ndryshëm. Dhe këtu nis problemi
NATO do të mbajë stërvitjen më të madhe në Europë që nga Lufta e Ftohtë
NATO do të zhvillojë stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake që nga epoka e Luftës së Ftohtë në Evropën Perëndimore në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas Financial Times, stërvitjet do të simulojnë përgjigjen e bllokut ndaj një pushtimi hipotetik rus dhe synojnë të rrisë gatishmërinë për një skenar të tillë.
Kina mund të jetë sfidë, por jo armike
Për Britaninë, Kina nuk është armik, por një sfidë.
Na duhet marrëveshje e re ne Turqinë për imigracionin ilegal
Ministri grek për Migracionin dhe Azilin, Dimitris Kairidis ka kërkuar një marrëveshje të re mes BE-së dhe Turqisë për të përballuar numrin në rritje të imigrantëve. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Kairidis ka sugjeruar që të Gjermania të ndërmjetësojë një marrëveshje të re, çka njofton se marrëveshja e arritur mes ish-kancelares Merkel dhe presidentit turk, Erodgan, nuk mjafton më.
Mërzia është shtysa kryesore për të qenë vazhdimisht krijues
Beogradi nën akuzë nga serbët për krijim tensionesh në Kosovë
Rashiq: Arrestimi i Radimiroviq, taktikë e vjetër e Serbisë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka cilësuar taktikë të Serbisë ndalimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq.
Rashiq tha në një konferencë shtypi se kjo taktikë ndiqet nga pala serbe prej 7-8 vjetësh.
Një alternativë amerikane për Belt&Road prezantohet në G20
Një projekt shumëkombësh hekurudhor dhe i transportit detar që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën është njoftuar në nisje të samitit të G20 në Nju-Delhi. Propozimi i ri shihet si një sfidë për ambiciet ekonomike të Kinës në rajon.
Korridori, i cili do të përfshijë Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Izraelin dhe Bashkimin Evropian, do të ndihmojë në nxitjen e tregtisë, ofrimin e burimeve të energjisë dhe përmirësimin e lidhjes dixhitale.
Nigeri: Franca po përgatit agresion ushtarak
Nigeri pretendon se Franca po planifikon një ndërhyrje ushtarake në ish-koloninë e saj, ku pak javë më parë një grusht shteti rrëzoi presidentin.
Zëdhënësi i juntës ushtarake që mori pushtetin thotë se Franca po mbledh trupa në disa vende të rajonit, për të realizuar qëllimin e saj.
Marrëdhëniet midis Nigerit dhe ish-fuqisë koloniale Francës u përkeqësuan pas një grusht shteti në korrik.
Largimi i butë i Italisë nga nisma Belt&Road
Italia është shkëputur nga nisma kineze Rruga e Mëndafshit. Edhe pse formalisht nuk është zyrtarizuar, vullneti i Italisë i është komunikuar qeverisë kineze gjatë një takimi që kryeministrja Giorgia Meloni pati me homologun kinez, Li Qiang, në samitin e G-20.
Agjentja e inflitruar Coco Chanel
Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.
Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.
Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë.