Slideri Kryesor
Kontraditat PS-LSI, Ilir Meta përforcon zërat
Kontraditat mes PS dhe LSI, të cilat janë munduar të mbulohen deri tani, duket që po dalin mbi sipërfaqe. Nga Jala ku mori pjesë në kampingun e të rinjve të kësaj force politike Ilir Meta deklaroi se fitorja e bashkive të mëdha nga e majta ka qenë më shumë për meritë të LSI-së dhe LRI-së. Ilir Meta tha se LRI-ja dha një kontribut të rëndësishëm në fushatën e fundit zgjedhore, sidomos në Tiranë, duke arritur edhe rezultate mjaft të mira. Gjithashtu, lideri i LSI-së theksoi faktin që në 13 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, 9 vijnë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Bankat greke në Shqipëri, bie aktiviteti, depozitat dhe kreditë
Statistikat e Shoqatës së Bankave hedhin dritë mbi pasojat e forta të krizës së Athinës në sistemin bankar shqiptar dhe sidomos te bankat me kapital grek. “Monitor” bën të ditur se sistemin bankar shqiptar ka pasur ndikim të ndjeshëm nga kriza e borxheve e vendit fqinj, që u intensifikua në tremujorin e dytë, duke rrezikuar deri daljen e Athinës nga euro.
Shënimi i Ngjelës: Mesa duket, as ky kryeministër nuk e do drejtësinë...
Në një shënim të vetin, Spartak Ngjela pyet se “ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë”, perifrazim i një kënge të famshme angleze. Dhe shtron pyetjet: Pse nuk vendoset drejtësia në këtë vend? Pse bëhet sikur e duan drejtësinë shoqërore, kur tani, 25 vjet pas diktaturës, ende askush nuk ka më besim se mund të ketë drejtësi në vendin e tij?
"Keni qenë 3.2 milionë, tani jeni 2.8 milionë. Qëndroni në Shqipëri”
Edhe një përfaqësues i lartë i fesë në Gjermani, si kardinali i Këlnit, Rainer Maria Woelki, e shikon si problematik emigracionin shqiptar. Ai ka folur nga Shkodra ku ka qenë për një vizitë, duke argumentuar se janë shifrat ato që flasin. “E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara.
Newsweek, një profil për Edi Ramën: I kushtëzuar nga paktet që i duhet të bëjë
Revista amerikane "Newsweek" i bën bërë një profil kryeministrit Edi Rama me titull: “Rilindja Shqiptare e Edi Ramës”. Gazetar Will Nicolls, veç vëzhgimeve dhe bisedave të veta, është mbështetur tek prononcimet e njohësit të Shqipërisë, aktivistit Fred Abrahams, dhe të “spin doktor-it” Alastair Campbell.
Ekonomia / Ahmetaj siguron: Jemi më mirë nga parashikimi. Çfarë parashikimi paska qenë ky?
"Ajo që ka bërë qeveria është që ka axhustuar shpenzimet e të ardhurat, gjë që ndodh normalisht, rëndom, me natyrshmëri të qeverisë në çdo vit fiskal". Kështu e ka komentuar ministri i Zhvillimit Ekonomik (tashmë dhe i Turizmit) Arben Ahmetaj, rishikimin me ulje të buxhetit të shtetit. Madje sipas tij ekonomia po ecën më shpejt nga pritshmëritë zyrtare. "Rritja ekonomike po tregon se është më shumë se sa ka parashikuar FMN. Rritja e tre-mujorit të parë ishte sfiduese, në kuptimin e asaj përgjegjshmërie që i jep qeverisë, 2.82%.
Shënim: Asgjë e re nga “Komuna e Parisit”
Duket sikur e ka marrë seriozisht kryetari i ri i Bashkisë, Erjon Veliaj, me Njësinë nr. 5, e pikërisht me zonën që në hartë mund ta gjesh si: Rruga “Medar Shtylla”, por që në zhargonin e përditshëm të njerëzve ajo njihet edhe me emrin “Komuna e Parisit” ose akoma më thjesht “Xhungla”.
“Klubi i Selanikut”, PS e qytetit letër ministrit Bushati për emërimet në konsullatë
Gazeta "Shqip" ka botuar letrën e kreut të degës së PS-së Selanik drejtuar ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Tema është pakënaqësia e socialistëve të Selanikut lidhur me emërimet në konsullatën e këtij qyteti, megjithë tagrin e dyshimtë që ka një degë partie jashtë vendit për emërimet e Ministrisë së Jashtme. Kreu i kësaj dege, Spiro Janaqi, në një letër drejtuar Konsulles së Përgjithshme në Selanik, Pavlina Yllit vë në dijeni edhe ministrin Bushati:
Kanabisi mbretëron sërish në Dukagjin. Policia nis një tjetër operacion masiv
Mbi 200 parcela me kanabis janë identifikuar në zonën e Dukagjinit, ku forca të shumta policie kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm për të filluar një operacion për eliminimin e bimëve narkotike. Efektivë të RENEA-s, FNSH-së dhe punonjës së Drejtorisë së Policisë Shkodër përbëjnë në total mbi 450 forca policore dhe 70 automjete të mbështetura edhe nga helikopterë. Operacioni i koduar "Brashta" do të shtrihet në fshatrat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi. Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit.
Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)
Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.
