Slideri Kryesor
Ministria e Financave: Tregu i kasave, i liberalizuar që në 2007-n. Po çfarë akuzonte deputetja Kodheli 5 vite më parë?
Ministria e Financave ka reaguar sot zyrtarisht për kompanitë e kasave fiskale dhe akuzat e Konfindustrias për “oligopol”, duke dhënë shifra dhe të dhëna sesi ky sektor është liberalizuar tërësisht që në vitin 2007. Ministria sjell në vëmendje edhe bazën ligjore të vitit 2007 që ilustron këtë liberalizim tregu në detaje teknike. Është interesant pas këtij reagimi, të sjellim në vëmendje një deklaratë për shtyp të deputetes Mimi Kodheli në 28 shtator 2010, pikërisht për kasat fiskale të qeverisë Berisha.
Bankers s’pranon të paguajë taksa, se ka dalë me humbje. Sa firma të mëdha kemi të tilla? Kush i ka kontrolluar?
Në momentin që kuponi tatimor është bërë kali i ri i betejës fiskale të qeverisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN dhe kompania kanadeze që shfrytëzon naftën e Patos Marinzës, “Bankers Petroleum” do t’i drejtohen një kompanie ndërkombëtare auditimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet financiare që kanë mes tyre. Një shpenzim i deklaruar në vitin 2011 prej 303 milionë dollarë, të cilin “Bankers” pretendon se e ka kryer, por që AKBN thotë se është i pajustifikuar, është baza e mosmarrëveshjes.
Muhamet Veliu padit për shpifje botuesit e Lapsit: Më ofenduan, thanë se i bëj Ramës pyetje të gatshme. Kjo nuk durohet
I fyer në sedrën profesionale, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka paditur për shpifje portalin online Lapsi, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Kjo për shkak të një shkrimi në portal ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu i ka bërë në konferencën Rama-Merkel kanë qenë të parapërgatitura nga stafi i kryeministrit. Sipas një reagimi në vetë Veliut në Fb, kjo është një betejë sa njerëzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari dhe goditjeve poshtë brezit.
Edhe Alaudini si Gjini, 1.7 mln euro të pajustifikuara për kreun e Apelit Tiranë
60 mijë euro pasuri në vitin 2003, dhe pas 11 vjetësh bëhen 1.7 milionë euro. ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare. Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.
Berisha letër OSBE-së: "Raporti, kolektor ujërash të zeza". "RD" ka tri ditë që i referohet
Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!
"I nderuar zoti ambasador,
Intervista/Kadare: "Të hapen dosjet. E vërteta për rastin "Kuteli"
Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë përgjigjet për të gjitha “akuzat” e drejtpërdrejta bërë nga trashëgimtarët e Mitrush Kutelit, paraqitur në botimin më të fundit “Netë moldave”. Kadare për herë të parë tregon si është përkthyer në frëngjisht vepra e Kutelit, por mbetur e bllokuar, e pabotuar nga familjarët. Shkrimtari pohon se Kuteli nuk është dënuar si oficer fashist, por për çështjen e Kosovës. “Rasti Pasko”, fabrikimi i sajesave nga njerëz të krimit, ende midis nesh. Shkrimtari i njohur ka folur në mënyrë ekskluzive për gazetën “Standard”.
Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?
Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.
Meidani: Rama minimumi të kërkojë falje për futjen e të fortëve në parlament dhe PS
Ish sekretari i përgjithshëm i PS dhe ish presidenti Meidani, ka reguar sot në Panorama me një shkrim mbi depërtimin e të fortëve në PS. Rexhep Meidani beson se kryetari Rama duhet të kërkojë falje për këtë dukuri, më e pakta. “Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë”, thotë Meidani.
Reagimi i disa deputetëve biznesmenë për raportin e OSBE. Më “origjinali”, S.Abazi
Të përmendur në materialin që OSBE deklaroi se e kishte për përdorim të brendshëm, disa deputetë të majtë me sfond biznesi, janë pyetur nga gazeta Shqip. Deputeti i LSI Agron Çela, i përmendur si biznesmen tha se nuk ishte vënë në dijeni për asnjë informacion zyrtar për përfshirjen e emrit të tij në raportin e OSBE-së, që e cilësonte një biznesmen i kontrabandës së naftës me Jugosllavinë. “Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar”, tha Çela.
Forcat egjiptiane vrasin gabimisht 12 turistë, mes tyre meksikanë. I morën për terroristë
Situata e tensionuar në Egjipt ka bërë që forcat egjiptiane të sigurisë të vrasin gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë. Në momentin që u qëlluan ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane. Sipas zëdhënësit të ministrisë egjiptiane të Turizmit, kjo ishte një zonë e ndaluar për turistët për shkak të rritjes së aktivitetit terrorist, ndërsa makinat nuk ishin të licensuara dhe të njohura nga autoritetet.
