Slideri Kryesor

Gati plani për “shkrirjen” e Durrësit me Tiranën, pagëzohet me emrin Durana

Postuar në 10 Shtator, 2015 09:54

Një plan që projekton zhvillimin e integruar të Rajonit të Tiranë-Durrës është bërë gati nga Ministria e Rregullimit të Territorit. Plani Durana, që është një bashkim i emrave të Tiranës dhe Durrësit synon projekte të përbashkëta të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit , energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik. Sipas “Monitor”, plani tani është në fazën e konsultimit dhe në themel të tij ka krijimin e një sistemi për të përbashkët logjistik.

Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit

Postuar në 10 Shtator, 2015 03:49

Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.

Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA

Postuar në 09 Shtator, 2015 19:46

Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.

"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:22

Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.

Një kronikë e disa zhvillimeve politike të sotme: akuza, por edhe “shashka” për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 09 Shtator, 2015 15:39

Ka disa zhvillime politike të ditës së sotme që paralajmërojnë lëvizje dhe tension. Kështu ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është takuar me disa ambasadorë të BE-së në Tiranë, që ka zgjatur rreth 90 minuta. Takimi u zhvillua në mjediset zyrtare të Delegacionit të BE-së dhe sipas asaj që tha Tahiri, aty është diskutuar për “luftën ndaj narkotizmit, trafiqeve. Diskutuam për Byronë Kombëtare të hetimit..etj.".

Shënim: Vajmedet Shqipëria për "turkun" që ka në krye

Postuar në 09 Shtator, 2015 13:37

Edhe njëherë kemi në krye një kryeministër që duket se beson se Shqipëria është pronë e tij. Ca më keq dhe më e vajtueshme: që edhe shqiptarët duhet ta falënderojnë pse fati historik e solli aty që t’i përfaqësojë. Nuk është hera e parë që delirantë të tillë mbijnë e harlisen në katundin Shqipëri. Historia e afërt na jep dy shembuj të tillë: Sali Berisha dhe Edi Rama. Dy shembuj që qëndrojnë afër edhe si kriter për krahasimin e qeverisjes. Ka gjithësesi një ndryshim: Berisha mësoi të vepronte ndryshe pas humbjes së rëndë të 1997-ës.

Mesazh Rusisë, Juncker: “Kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”

Postuar në 09 Shtator, 2015 13:01

Rusia perceptohet kryesisht si kërcënim për Europën. Situata në Ukrainë vijon të mbajë në tension raportet BE-Rusi, teksa sot Presidentimi Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, ka bërë të qartë se “kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”. “Siguria dhe kufijtë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të paprekshme dhe dua që Moska ta kuptojë qartë. Shtetet Baltike duhet ta dijnë se solidariteti nuk është një fjalë boshe. Ne jemi aty sot dhe do të jemi aty kur të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

"Shekulli”: “Drejtësia të nisë me Sali Berishën. Ose vota do ndëshkojë bukëshkalët”

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:56

Ambicia e Partisë Demokratike për të përfshirë njëfarësoj Ilir Metën në procesin e dekriminalizimit të parlamentit dhe të politikës, rrezikon të neutralizojë vetë procesin. Në mos është lojë e qëllimshme pikërisht për të mbajtur këtë gjendje që shohim tani. Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën e Ilir Metës në politikë dhe përfshirjen e tij në afera korruptive, për të cilat tashmë ka një perceptim se janë të gjithë të vërteta, por për faktin se autorët e këtij skenari nuk hedhin dot një hap pa u rrëzuar vetë.

Qeveria jep të drejtën e ndërtimit të një hidrocentrali të dytë në lumin Vjosë

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:18

Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën e ndërtimit të një hidrocentrali në Lumin Vjosë, kompanisë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi. Vendimi është marrë më 29 korrik 2015 në Këshillin e Ministrave dhe është botuar bë Fletoren Zyrtare më 10 gusht. Bëhet fjalë për një hec në zonën e Poçemit, që bëhet kështu i dyti pas hec të Kalivaçit në Vjosë. Debate ka krijuar edhe ideja e ndërtimit të një nec në Langaricë, megjithë kundërshtimet që vijnë nga grupet mjedisore edhe jashtë Shqipërisë.

Videolajm/Hungari, kameramania i jep një dorë policisë kundër refugjatëve

Postuar në 09 Shtator, 2015 03:25

Punonte për N1TV dhe pas këtij akti është pushuar. Kriza e imigrantëve duket se po përhap urrejtje.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor