Slideri Kryesor

Z. Veliaj, Piramida nuk është Garazh

Postuar në 27 Gusht, 2015 14:52

Para dy ditësh, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erjon Veliaj, prezantuan një sërë masash ndëshkuese për ata qytetarë që ndotin hapësirat publike. Shumëkush mund edhe të ketë qeshur kur shikon kryetarin e bashkisë së një qyteti të rrëmujshëm si Tirana të paralajmërojë ndëshkim për ata që urinojnë rrugëve apo edhe presin pemë, apo flakin mbeturina në rrugë. Mirëpo kjo nismë duhet vetëm përshëndetur, pasi qyteti është i të gjithëve dhe ka një shumicë që e duan të pastër. Dhe të pastër e mbajmë të gjithë.

"Europa e ka humbur rrugën e saj. Duhet të tregohet strategjike me Ballkanin”

Postuar në 27 Gusht, 2015 13:30

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë austriakes “Der Standard”. Po e përcjellim ashtu siç është përkthyer nga Zyra e Shtypit në Kryeministri:

Standard: Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?

Një shifër për ikjen e shqiptarëve dhe një kryeministër që gajas Samitin e Vjenës

Postuar në 27 Gusht, 2015 13:06

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha para pak ditësh se shumica e shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në Greqi apo Itali. Pra nuk ikën kush nga Shqipëria sa të bëhet problem. Një gënjeshtër e një ministri gënjeshtar që i bën jehonë gënjeshtrës së eprorit të vet. Dhe për këtë arsye, “lëre Zot, se aq ka në dorë”. Meqenëse qeveria shqiptare ka vendosur të mos përballet hapur me problemin, sjellim këtu një të dhënë që e publikon revista gjermane “Spiegel”, në një shkrim kushtuar emigracionit nga Ballkani.

Z. Braçe, sikur të flisnit edhe për ndonjë gjë tjetër!

Postuar në 27 Gusht, 2015 12:33

Foli dje, foli edhe sot. Këtu nuk është fjala për të drejtën e fjalës, se atë e kemi vetë, por për vlerën e asaj që themi. Erjon Braçe, deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka dy ditë që “prononcohet” në Facebook për çështjen e Kishës së Dhërmiut, për akuzën e Greqisë se prishja e saj me rruspat e INUK-ut, natën, si dikur ndalimi i grupeve armiqësore, kujton aktet e ISIS. Dhe deputeti ka një kundërshembull: restaurimin e Kishës së Karavastasë.

Ballkani Perëndimor mbetet i përjashtuar

Postuar në 27 Gusht, 2015 10:56

"Ballkani Perëndimor" është një term teknik, që BE-ja e përdor që prej 17 vjetësh. Ai përfshin shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Meqënëse Sllovenia u përjashtua nga ky raund si një vend shumë perëndimor dhe me shumë mirëqenie, atij iu shtua edhe një vend tjetër tipik ballkanik - Shqipëria.

Selami flet mbi mënyrën si po bën opozitë e djathta: Basha duhet të bëjë korrigjime

Postuar në 27 Gusht, 2015 10:05

Deputeti i PD-së Eduard Selami gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi debatet mbi mënyrën se si po bën opozitë e djathta. I pyetur se a ka Partia Demokratike një program për të ardhur në pushtet, Selami thotë se kryetari Basha duhet të korrigjojë disa gjëra.  “Unë them se ka gjëra që kryetari Basha duhet t'i korrigjojë. Në bazë të këtyre dy humbjeve edhe ne do të fillojmë analizën. Mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme është aty. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha, por edhe në të mirë të PD-së, në të mirë të gjithë shqiptarëve”.

Ilustrimi i shtetit ligjor: Punimet në Piramidë (Monument Kulture), pa lejen e KKR-së, raporton BIRN

Postuar në 26 Gusht, 2015 19:15

Një bisht cigare në tokë, apo një kovë llaç për punime në shtëpi mund të sjellin gjobë dhe burg. Por punimet riparuese tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës nuk kanë asnjë leje, zbulon një investigim i BIRN. Më poshtë materiali:

 

Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.

Video/Dy gazetarët e qëlluar në ShBA u ekzekutuan nga një koleg i tyre(+18)

Postuar në 26 Gusht, 2015 18:44

Autori i vrasjes së dy gazetarëve sot në ShBA është me gjasë një koleg i tyre. Ai është Vester Lee Flanagan, 41 vjeç dhe siç raportohet ka postuar vetë videon e momentit të ekzekutimit të Alison Parker dhe Adam Ward. Flanagan thotë se koegia e tij kishte bërë komente raciste dhe është vetëvrarë gjatë rrethimit nga policia. Momentet e ekzekutimit janë vërtet të rënda.

Opozita “militarizon” propagandën. Flitet për revolucion, por edhe për skenarin “Varoufakis-Tsipras” për Edi Ramën

Postuar në 26 Gusht, 2015 18:00

Drejtuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, kanë disa kohë që po flasin për revolucion demokratik, apo për protesta masive. Zërin e ka ngritur edhe Josefina Topalli, që i duket e mbaruar një opozitë si kjo e tanishmja. I pakënaqur u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, njeriu me busullën e Jack Sparrow me vete, që shigjeta e çon aty ku ja do interesi, i cili foli për zgjedhje. Ka pra një tensioni, po përpunohet një klimë tensioni, e cila diku duhet të shfryjë. Pika kritike e kësaj pakënaqësie është një emër: Kryeministri Edi Rama.

Nga Lenini te Rama

Postuar në 26 Gusht, 2015 16:24

Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të na e paraqesin kryeministrin Rama si lideri i munguar i demokracisë shqiptare, në momentet e fillimit të saj. Është ky personi që na duhej dhe me atë në krye, ne do të kishim patur një tranzicion ndryshe. Fatmirësisht për historinë shqiptare, Rama po e tregon sa demokrat është, me vepra. Sidomos me vepra. Radha i erdhi, madje i erdhi në një moment të shkëlqyer. Sapo ia dorëzoi Saliu, ky maskara i kombit. Ky që bën çdo gjë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor