Slideri Kryesor

Zhbllokohet markimi i karburanteve

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:54

Kompania GFI Albania ka rifilluar mbrëmë vonë procesin e markimit të karburanteve, pasi e kishte ndërprerë atë dje në mengjes, duke bllokuar furnizimin me naftë në vend, pasi në bazë të një VKM të Këshillit të Ministrave të vitit 2013, autoritetet doganore, para se të bëjnë arkëtimin e akcizës, kërkojnë që kompania importuese e karburanteve të paraqesë faturën e markimit të karburanteve, që jepet nga koncesionari.

Besnik Mustafaj: Berisha e ka mbyllur ciklin politik

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:43

Njëri nga protagonistët kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 që shënoi lindjen e pluralizmit politik dhe shënoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti opozitare pas 45 vitesh diktaturë, Besnik Mustafaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën një “skaner” të zhvillimit të asaj periudhe, por dhe në gjithw këto vite.

Të punësuarit, 18 mijë më shumë se vjet, por 27 mijë më pak se parvjet

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:36

INSTAT –i ka publikuar përmbledhjen më të fundit të treguesve të tregut të punës, vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab=tabs-5 ).

Nga kjo përmbledhje rezulton se numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 1 milion e 90 mijë në tremujorin e tretë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të para një viti, prëmbledhja tregon se sivjet ka patur 18 mijë të punësuar më shumë, por 27 mijë më pak se në të njëjtin tremujor parvjet.

Fino: Veliaj nuk mund të jetë kryetar i PS

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:17

Gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti socialist Bashkim Fino ka propozuar që të marrë fund katapultimi i kryebashkiakëve në krye të partive politike parlamentare.
Sipas Finos, partitë politike duhen konsideruar si pasuri publike, ndaj edhe kryebashkiakët duhet të respektojnë votëbesimin e qytetarëve. Propozimin e tij Fino e konkretizoi me shembullin e Tiranës, ku theksoi se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj do të kërkojë të jetë në krye të Partisë Socialiste, atëherë në kryeqytet duhet të zhvillohen sërish zgjedhje vendore.

Mbipopullimi i burgjeve, amnisti për festat e fundvitit

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:01

Ministria e Drejtësisë ka gati ligjin për amnistinë për festat e fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë disa kategori të dënuarish. Drafti që është hartuar nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë pritet të miratohet në një prej seancave të fundit të sesionit parlamentar. Sipas lajmit të publikuar në “Balkanweb”, në projektligj përcaktohet se nga amnisttia përfitojnë personat e dënuar deri në 2 vjet , personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka përcaktuar forma alternative dënimi.

Protesta na vlen më shumë se gjykimi mbi PD-në

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 23:36

Prej më shumë se dy ditësh përfaqësues të mazhorancës përpiqen t’i japin një karakter destruktiv protestës së Partisë Demokratike në 8 dhjetor, nisur nga  ngjarjet me bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme.

Renzi: Shqipëria e Serbia sa më shpejt në BE

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 21:37

Italia kërkon anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri italian, Mateo Renzi foli në Forumin për Mesdheun “Med 2015” që u zhvillua në Romë. Sipas tij, Europa gjatë këtyre viteve me qëllimin për tu zgjeruar në Lindje, humbi vemendjen ndaj Mesdheut. “Ekziston një temë e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por që arrin në Kosovë dhe Bosnjë dhe shumë shpesh është nënvlerësuar në debatin politik europian.

Kush qëndron pas koncesionit të markimit dhe pse qeveria aktuale ndryshoi qëndrim në vitin 2013?

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 20:12

Në vitin 2011, një kompani austriake me emrin “Global Fluid International” i kërkoi qeverisë shqiptare të drejtën monopol të shënjimit të karburanteve. Oferta ishte një propozim i pakërkuar, pra që shërbimi nuk u kërkua nga qeveria shqiptare, por u propozua nga vet kompania, e cila kishte identifikuar në Shqipëri një mundësi për të nxjerrë fitime.

Letër falënderimi biznesit. Po pse nuk ndalet arbitrariteti i tatimorëve dhe OSHEE-së?

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 19:26

Kryeministri Edi Rama, ka menduar t’u nisë një letër subjekteve private, biznes i vogël, të cilët përdorin kasën rregullisht. Në letër, Edi Rama kryen ritualin e falënderimit, duke konsideruar se heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte pasojë e luftës 30 ditore a diçka më tepër, kundër informalitetit. Thotë kryeministri:  “Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit. Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor