Slideri Kryesor
Berisha: “Më ka kërcënuar me sms Beso i Tajvanit”
Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” se Besnik Sula, pronar i “Tajvan”, kompleski në Parkun “Rinia” e ka kërcënuar përmes një mesazhi telefonik. Sipas Berishës çdo gjë lidhet me akuzat për konçesionin e parkimit nëntokësor që Bashkia e Tiranës, me urdhër të qeverisë dhe kryeministrit i dha kompanisë së drejtuar nga Sula.
Shkruan Berisha:
Shqipëri hesapi*
Jetoj prej vitesh në Athinë dhe këtë dhjetor që shkoi vendosa t’u dërgoj nga një kartolinë disa njerëzve të mi. Atyre më të afërt, me të cilët, në fakt, flas pothuaj çdo ditë në skype... Mallin tim për kartolinat doja t’ua zgjoja edhe atyre. Dhe ashtu bëra. Zgjodha dhe bleva kartolinat dhe nisa t’i shkruja me stilolaps. Edhe për këtë “punë” më kishte marrë malli. Tek i mbushja me urimet për Vitin e Ri 2016, m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt.
Tirana nën drejtimin e të majtëve: Edhe tre parkime me pagesë, si dhe një taksë që përforcon ndarjen “brenda dhe jashtë Unazës”
“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
Lule dhe një mashtrim publik për zbardhjen e 21 janarit
Në janarin e tretë pas ardhjes në pushtet, socialistët kanë vendosur të kërkojën një lloj trajtimi juridik për ngjarjen e 21 janarit. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, deklaroi gjatë një konference për shtyp të organizuar si analizë për rezultatet e larta të punës së Policisë së Shtetit, se është bërë padi ndaj Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt. “Kemi ngritur kallëzim penal ndaj Agron Kuliçajt, Hysni Burgajt..etj, të cilët kanë shpërdoruar detyrën në rastin 21 Janarit.
Kush ka frikë nga “antikorrupsioni”?
Prokuroria shqiptare, në krye të së cilës qëndron Adriatik Llalla, ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit njofton ristrukturimin e njësisë antikorrupsion. “Prokurori i Përgjithshëm, z.
Gjenden 21 trupa të tjerë imigrantësh, përfshirë tre fëmijë, në brigjet turke
Autoritetet turke kanë gjetur trupat e 21 imigrantëve, përfshirë tre fëmijë, në zona të ndryshme të Egjeut. 11 trupa u gjetën në brigjet e Ayvalik, kurse dhjetë të tjerë në rajonin e Dikili. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet turke për agjencinë “Reuters” , ndërkohë që gazeta turke “Hyrriet” ka publikuar pamjet tragjike.
“Në kulturën shqiptare nuk ka ardhur pluralizmi. Letërsia arbëreshe nuk është toskërisht”*
Primo Shllaku, poet e drejtues i Institutit për Promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe komenton në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” rezultatet e studimit të Prof.Dhurata Shehrit e Prof.Persida Asllanit mbi raportet e letërsisë me dialektet. Të dyja studiueset sollën një pamje të tërësisë së veprave letrare shqipe të botuara (duke shmangur ribotimet) nga 1555 deri më 1972, e cila rezulton në raporte mesatare 70% vepra autoriale në toskërisht dhe 30% në gegnisht.
Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion
Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.
"Nuk është hera e parë që e bëjmë këtë punë"
Emisioni “Stop” që transmetohet në “Tv Klan” ka përcjellë dje një rast të dyshuar korruptiv në Qendrën Kombëtare të Liçensimit. Në pamje shfaqen ata që sipas drejtuesve të emisionit janë specialistë: një i Mjedisit dhe tjetrei i QKL-së. 3 mijë euro për një liçencë dhe siç thuhet në video, pazari është i mbyllur me të gjitha institucionet, përfshirë Bashkinë e Tiranës. Me sa duket puna vazhdon.
52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra
Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).
