Slideri Kryesor
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin e pronave
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri të pronave. Arsyetimi për këtë vendim është se ligji i ri bie ndesh me përcaktimet e Konventës së të Drejtave të Njeriut si dhe për faktin se skema e parashikuar për dosjet e patrajtuara është jo kushtetese. Ligji do të duhet të rikalojë në procedurat parlamentare, por kthimi nga Presidenti u bën jehonë edhe kërkesave të pronarëve që e kanë cilësuar ligjin krejt të padrejtë dhe që e ndërlikon më shumë çështjen e pronës në vend ta zgjidhë siç pretendon qeveria.
KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë
Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt).
Mbi kompozitorët myslimanë të Festivaleve dhe kontestimi i LGBT për fituesin
Festivali i 54 i RTSH-së u shoqërua me polemika që dolën jashtë sferës artistike dhe që prekën më së shumti ndjeshmëri që lidhen me përkatësinë fetare apo seksuale të pjesëmarrësve apo të personave të përmendur gjatë netëve të festivalit. E para që ka reaguar ka qenë vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, pas shprehjes së Pandi Laços gjatë prezantimit për kompozitorë myslimanë që i dhanë artit shqiptar, duke përmendur nominalisht edhe emra të veçantë.
TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër
Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi.
“Zgjedhjet lokale ishin një dështim”
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet në një intervistë për “Top-Channel” se zgjedhjet lokale ishin një dështim për Shqipërinë. “Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, thotë Fleckenstein.
Rripi shpëton jetë: 36% më pak të vdekur se parvjet në automjete të aksidentuara
Numri i gjobave për shkeljen e neneve 169 dhe 170 të Kodit Rrugor (mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe i kaskos mbrojtese nga motoçiklistët) pothuaj është dyfishuar në krahasim me parvjet. Konkretisht, sipas buletineve të Policisë së Shtetit, janë vënë 96,800 gjoba për shkeljen e këtyre dy neneve në 11 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me rreth 50 mijë gjoba në të njëjtën periudhë parvjet.
Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpiak” për Ismail Morinën. Si do të mbrohet këtëj e tutje heroi i shtetit shqiptar? Sërish me dy pistoleta?
Ismail Morina, personi që pretendon se komandonte dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka lënë sot qelitë e burgut. Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballist Morina, të kalojë në arrest shtëpie, nga arrest me burg siç ishte prej dy muajsh.
Hetim korrupsionit, përveç LSI-së
Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, inicioi sot një padi penale për disa ish-ministra të qeverisjes së PD-së, që sipas tij kanë favorizuar në privatizimin e realizuar prej CEZ(http://www.respublica.al/2015/12/28/gjiknuri-çon-për-ndjekje-penale-3-ish-ministra-të-berishës-për-privatizimin-e-ossh).
Gjiknuri çon për ndjekje penale 3 ish-ministra të Berishës për privatizimin e OSSH
Një auditim i Ministrisë së Energjisë konstatoi se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria Berisha. Në raportin e auditimit thuhet se privatizimi ka qenë i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera.
Edhe Bamir Topi i zhgënjyer nga klasa politike: Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi
Në një aktivitet të partisë së tij, ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka fshehur zhgënjimin nga klasa politike dhe sidomos nga qeveria e pas vitit 2013. Ndonëse në koalicion parazgjedhor me të majtën për zgjedhjet e pushtetit local, Topi ka konstatuar se Shqipëria është në një kaos politik dhe se gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë edhe para zgjedhjeve.
