Slideri Kryesor
Përplasje në Parlament(video)
“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.
Versioni i qeverisë për helikopterin në doganën e Hanit të Hotit
Qeveria ka reaguar ndaj publikimeve nw media se helikopteri i rrëzuar në Shkodër ishte parë në doganën e Hanit të Hotit.
Transparenca për monumentet
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka justifikuar në këtë mënyrë mungesën e tranparencës për projektin e dhënies me qira të monumenteve të Kulturës. "Më lejoni gjithashtu të sqaroj se ky akt, pra një udhëzim, nuk përfshihet në aktet ligjore apo nënligjore, të cilat i nënshtrohen ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
"Parajsa" fiskale që propozon Basha
Aksionin politik opozita po e shoqëron me një paketë propozimesh që nga pikpamja praktike ofron kosto më të ulëta për taksapaguesit, përfshi bizneset dhe individët. Një ofertë që i jep avantazhe platformës së opozitës, nisur nga premtimet që po bën kryetari i saj, por që mbetet me pikëpyetje sa mund të konkretizohet nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.
Nxitim i M. së Mbrojtjes për të mbyllur ngjarjen e helikopterit. Pilotët shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ndërkohë që hetimi vazhdon!!!
Ministria e Mbrojtjes po e fut çështjen e rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe në një situatë absurde që krijon edhe dyshime. Qëndrimi zyrtar i Mbrojtjes për këtë ngjarje u përcoll nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo, i cili ndër të tjera deklaroi se: “...helikopteri ishte brenda trajektores, itinerarit të miratuar gjatë një stërvitjeje fluturimi rutinë, apo siç e quajmë ne, fluturim për njohje, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim – shpëtimit. Ky ishte qëllimi i fluturimit”.
Ministri i Shëndetësisë në overdozë nervash...
Ky është ministri i Shëndetësisë, i mirënjohuri Ilir Beqja. I cili në vitin 2015, u konkurua për habere nga feudi i tij dikasterial, vetëm nga Ilir Meta, të cilit me sa po kuptojmë “i ranë në qafë të tjerë”. Beqja ka qenë në Shkodër ku është përballur me korrespondentin e “Zëri i Amerikës” Pëllumb Sulo, ndaj të cilit hakërrehet me një ton dhe fjalor të padenjë për një intelektual. “Ke filluar trash zonin ti Pëllumb”, i drejtohet ministri që nuk është e qartë se përse bezdiset nga kamerat në një mjedis publik si spitali.
Skandali me kompanitë offshore, Berisha sqaron pozicionin e tij
Pas shpërthimit të skandalit "Letrat Panameze" në disa media u përfol emri i biznesmenit Ismail Mulleti dhe koncesionit të markimit të karburantit si të përfshirë në të. Koncesioni është firmosur në fund të qeverisjes së PD-së dhe këtu implikohet një përgjegjësi e ish-kryeministrit Sali Berisha që në një intervistë për Top-Channel ka dhënë këtë sqarim:
TCH: Keni patur dijeni se zoti Mulleti është pas Global Fluid International që ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes tuaj, në mars të 2013?
