Slideri Kryesor

Kërkesë në PS: Hap Kutitë!

Postuar në 11 Prill, 2016 18:41

Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.

Pikëpyetje të shumta për aksidentin e helikopterit

Postuar në 11 Prill, 2016 15:32

Lajmi i parë pas rënies së helikopterit një Grizë të Shkodrës, ishte shpallja e pilotëve të vdekur Dëshmorë të Atdheut. Shefi i Shabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, doli para opinionit dhe zyrtarisht deklaroi se itinerari i helikopterit ishte ai që ishte përcaktuar në planin e fluturimit. Mbeteshin pra sipas tij vetëm hetimet për shkaqet e rrëzimit.

Meta shpall kandidaturën për kryetar i LSI-së, në dilemë koalicioni me PS në 2017

Postuar në 11 Prill, 2016 13:07

LSI në vjeshtë do shkojë në zgjedhje të strukturave dhe kryetarit të saj. Ilir Meta është kandidati i parë që ka lajmëruar përfshirjen në “garën” për kreun e partisë, madje duke ironizuar edhe me referendimin e Partisë Socialiste.  “Unë mund t’ju siguroj se jam kandidat i sigurt për kryetar i Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim sepse do të  kemi zgjedhje brenda vjeshtës në LSI-së, sipas statutit të LSI-së”-tha kreu i LSI-së në një intervistë në emisionin “Komiteti” të gazetës Expres.

Nami i referendumit “alla laburist” shqiptar shkon deri në Francë

Postuar në 11 Prill, 2016 12:19

Modeli laburist i adoptuar nga Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit duket se pati sukses në planin e brendshëm, por jo në atë të jashtëm. Nisur nga debati për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale në Francë, deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti tha se modeli i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. “ Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm me një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”-thekson deputetja franceze  në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”.

Profesori i PS i paraprin përjashtimit të Blushit

Postuar në 11 Prill, 2016 10:54

Pyetja që shtrojnë socialistët pas referendumit plebishitar në favor të kryetarit të tyre është se çfarë qëndrimi do mbahet me Ben Blushin. Baza në shumë raste është emotive dhe në të tilla situata kërkohet mendimi i më të urtëve ose atyre që në gjuhën partiake quhen “senatorët” e PS. Njëri prej tyre, Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve e sheh Blushin jashtë Partisë Socialiste.

Patriarkana përplaset me Kishën Ruse, Bartolomeu refuzon ceremoninë me Putin në Athos

Postuar në 11 Prill, 2016 09:54

Udhëheqja politike dhe fetare e Rusisë do të mbërrijë në fund të majit në Malin Athos në Greqi  për të marrë pjesë në festimet për 1 mijë vjetët e praninë së murgjve ruse në Malin e Shenjtë. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirilli dhe presidenti Vladimir Putin do të bëjnë një pelegrinazh zyrtar për të kremtuar mijëvjeçarin e ortodoksisë ruse, ceremoni nga e cila megjithatë do të mungojë jo aksidentalisht  Patriarku Ekumenik Bartolomeu, lideri shpirtëror i ortodoksëve.

Hyjmë edhe në listën e zezë të kinezëve. Rruga e Arbrit? Një rrëfenjë...

Postuar në 10 Prill, 2016 19:44

Para një viti e më shumë bëri lajm firmosja e një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe bankës kineze “Exim Bank” e cila mori përsipër financimin e Rrugës së Arbrit. Qeveria shqiptare arriti deri aty sa të pranonte kushte të tilla si, nëse fluksi i mjeteve ishte më poshtë se 7 mijë në ditë, firma kineze që ndërtonte dhe merrte me konçesioin rrugën, e që do të financohej nga “Exim” kompensohej nga buxheti i shtetit. Më tej akoma, qeveria miratoi një procedurë të veçantë për financimin e rrugës, që u pompua si sukses i Tiranës zyrtare në Samitin e Bukureshtit.

Drejtori i CEZ-Albania, çeku Hajsek nën akuzë për vjedhjen e 5 milionë $. A është ende Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ më e mira?

Postuar në 10 Prill, 2016 17:48

Ish-drejtori i kompanisë CEZ – Albania, Josef Hajsek, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ia kakomunikuar atë zyrtarisht. “Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur.  Ndërkohë më pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”.

Kryeministri ukranias jep dorëheqjen: “Qeveri e re, ose Ukraina destabilizohet”

Postuar në 10 Prill, 2016 16:02

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon mediat lokale në Ukrainë, sipas të cilave kryeministri është dorëhequr dhe do ta bëjë aktin zyrtar më 12 prill në Parlament. Po këto media citojnë kryeministrin të jetë shprehur se nëse një qeveri e re nuk krijohet, destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm. Yatsenyuk ka nënëvizuar se nëse krijohet boshllëk në pushtetin ekzekutiv, luftimet në rajonin e Donbass-it do të rinisin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Koha për të rrëzuar Rilindjen

Postuar në 10 Prill, 2016 13:49

"Do t'i tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar". Me këtë fjali ka reguar Ben Blushi pas shpalljes së rezultateve të referendumit për kryetarin e Partisë Socialiste.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor