Slideri Kryesor
Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?
Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar.
LSI-ja, tani interlokutor me investitorët e huaj. Ministri i Drejtësisë: Kemi strategjinë e Letrës së Bardhë. Biznesi do të shkruajë ligjin që do
LSI-ja më pranë biznesit dhe në mbrojtje të interesit publik. Pasi ndërmori pak kohë më parë iniciativë ligjore për ndryshimin në ligjin e koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë sot me një tjetër propozim që dublon qëndrimet brenda qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në fjalën e tij gjatë punimeve të tryezës me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, se këtej e tutje do të ndqiet strategjie e letrës së bardhë.
PD-ja vihet në lëvizje zyrtarisht për projektin e stadiumit
Partia Demokratike vihet në lëvizje zyrtarisht për çështjen e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, i ka nisur një letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolllit, Armando Duka dhe kryeministrit, Edi Rama, përmes së cilës kërkon informacion për:
Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për President i SHBA-së. Cruz dorëzohet dhe tërhiqet nga gara
Donald Trump i ka nxjerrë praktikisht nockout të gjithë rivalët e vet nbë garën për President të SHBA-së. Përballja e sotme në Inidiana ka detyruar kandidatin tjetër të Partisë Republikane, Ted Cruz të lërë garën, duke njohur kështu Trump si fituesin e vërtetë kampit republikan. Në deklaratën e tij para mbështetësve ai ka shprehur keqardhjen për largimin, por ka shprehur besimin për të ardhmen, që është komentuar si opsion i hapur për vitin 2020.
Pushteti i denoncimit, por edhe i paralajmërimit. Kush do të arrestohet?
Sot ne emisionin Fakt ish-kryeministri Sali Berisha, që para disa ditësh deklaroi se Emiliano Shullazi u arrestua nga Prokuroria paralajmëron arrestime të nivelit të lartë. Kjo mbetet për t'u parë.
Berisha nuk ka mohuar e as ka pohuar se është kërcënuar. Më poshtë intervista.
I zhgënjeu të gjithë!
Ylli Rakipi në Zululand të TemA TV: disa komente për Kryeministrin aktual, fitues i 1 milion votave.
Thikë Vjosës, qeveria vulos koncesionin e Poçemit. Fitojnë turqit pa konkurrencë
“Pa bujë dhe pa krenari, në një cep të faqes së vet të internetit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli rezultatin e tenderit për hidrocentralin e Poçemit, një nga koncesionet më të mëdha të dhëna në sektorin e energjisë elektrike përgjatë viteve të fundit.
Renzi dhe Macron, dy politikanët e së ardhmes në Europë
"Politico" vijon serinë e shkrimeve mbi lidershipin në Europë. Matteo Renzi dhe Emmanuel Macron sipas agjencisë "Politico Europe" do jenë dy politikanët me ndikimin më të madh në vendet e tyre, por edhe me gjerë në Europë. Sipas artikullshkruesit, Dalibor Rohac, "askush nuk duhet të nënvleftësojë ndikimin e politikanëve të rinj dhe ambiciozë", duke shtuar se "në një Europë pa shumë zgjedhje, qasja e europianëve do të jetë kah politikanëve me mendësi të re të lidershpit".
Berisha vazhdon akuzat: Ardian Çipa, ushtar i Emiljano Shullazit. Edi Rama i dërgoi një njeri në Holandë Arben Frrokut
Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit ka vijuar edhe sot akuzat e rënda ndaj një prej oficerëve kryesorë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa. Në një intervistë për emisionin “Fakt”, në “syri.net”, Berisha e ka cilësuar Çipën si “një ushtar i Emiljano Shullazit”. Kjo një ditë pas një statusi që Berisha hodhi në Facebook ku akuzonte sërish Çipën. Nuk ka një deklaratë as reagim nga Policia e cila e gjen veten në pozicionin kur një nga drejtuesit e saj akuzohet direkt.
Administrata/Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Strakosha: Emërime në shkelje të procedurave dhe jashtë afatit
Dy vitet e fundit ka patur disa akuza në media për emërime në administratë shetërore të personave të papërshtatshëm, ose në bazë të rekomandimeve politike. Qeveria nuk ka pranuar në shumicën e rasteve të njohë këtë problem si real, sa kohë që ka deklaruar se ka ende 1000 vende bosh për shkak të moskualifikimit. Por Pranvera Strakosha, kryetare e Komisionit të Shërbimit Civil, duke folur në Konferencën kombëtare “Reforma në qeverisjen vendore dhe admnistratën publike”, ka theksuar se emërimet në shkelje të procedurave dhe jashtë afateve, kanë qenë në masë të madhe.
