Slideri Kryesor
Veliaj para, qeveria mbrapa
Në kulmin e debatit për ndërtimin e këndit të Lodrave në Parku e Liqenit Artificial qeveria ka dalë në mbështetje të kryebashkuakut Veliaj, të cilit i ka kërkuar të mos tërhiqet nga projekti. Është zv/ kryeministri Niko Peleshi që garantoi mbështetjen e qeverisë posaçërisht për Veliajn, duke e inkurajuar të vazhdojë punimet. Peleshi i bëri këto deklarata nga Korça ku mori pjesë në inagurin e një qendre që do të quhet "qyteti i Fëmijëve".
Për zgjedhjet në Universitete do kujdeset Emiljano Shullazi
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një kërcënim me jetë që i është bërë sipas tij kandidatit në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Kërcënim, që Berisha ia ka faturuar Ramës, i cili, sipas tij, ka urdhëruar Emiljano Shullazin të merret me zgjedhjen e rektorit në Universitet.
Ambiguitetet e Bashës
Kreu i Partisë Demokratike është shfaqur me një deklaratë ambigue në Sarandë, teksa ka folur për reformën në drejtëësi. Sipas tij, reforma e vërtetë mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas tij ky është edhe mesazhi që Edi Rama ka marrë nga ndërkombëtarët. “Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: Të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t’i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë.
Tërmeti shkatërrimtar në Japoni, 65 mijë persona pa shtëpi (Video)
Mbi 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi të premten qytetin Kumamoto, në jug-perëndim të Japonisë. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa tronditjet e forta të tokës kanë shkatërruar banesa të shumta, zjarre dhe rrëshqitje dheu. Dy tronditje e së premtes me një manjitusë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter, pasuan tërmetin e së enjtes 6.2 i shkallës Rihter në ishullin Kiushu. Rreth 20 mijë trupa të emergjencës civile janë angazhuar për të shpëtuar të plaogsurit..
Ndjekje penale për Dallëndyshe Bicin, prishi hotel me leje në Pogradec
Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme një ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.
AMA do të kontrollojë financimin e radiove me karakter fetar
Autoriteti i Mediave Audiovizive është vënë në lëvizje për të verifikuar burimin e financimit të Disa mediave. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se AMA ka vendosur “të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri”, por që ka të bëjë vetëm me një kategori mediash. “AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera”, vijon raportimin gazeta në fjalë.
Papa mes emigrantëve në Lesbos: Duhet të trajtoheni si njerëz
Papa Francecsku përcolli sot një mesazh të fortë me vizitën në kampin e emigrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz: ata kanë fytyrat, emrat, histori, dhe si të tillë duhet të trajtohet.”-theksoi Papa Françesku në një mesazh pak para mbërritjes. Në Lesbos Papa Francesku ku prit nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe drejtues të Kishës. Cipras shoqërohej nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronymos. Papa tha se ishte krenar për qëndrimin që populli grek ka mbajtur ndaj emigrantëve.
Të ardhurat tatimore-doganore në 3-mujorin e parë, 17.3% më të mëdha se një vit më parë
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.
Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Nuk mund të hedhësh beton në një park natyral (Video)
Maks Velo ishte një nga arkitektët, pjesë e grupit të punës për rikonceptimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në vitet 60. Ai është kundër hedhjes së betonit në Parkun e Liqenit, pasi sipas tij në asnjë park natyral nuk mund të hedhesh beton. "Nuk mund të vendosë vetëm një njeri i vetëm për këto gjera"- shtoi ai, duke ju referuar kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj. Në intervistën e transmetuar ne emisionin “Opinion” arkitekti Maks Velo thotë se "Ndërtimi dhe zhvillimi i një qyteti nuk mund të konceptohet pa ndërtuar parqe të gjelbëruar.
Reforma në drejtësi/TV Klan raporton se “socialistët janë të hapur për diskutime rreth mandatit të Adriatik Llallës”
Vizita e kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shërbyer si bilbili i arbitrit për të rinisur pa asnjë vonesë punën për reformën në drejtësi. Dhe deputetët e PD-së, pa shumë zhurmë iu drejtuan Parlamentit me të cilin deklaronin marrëdhënie të kushtëzuar. Njësoj sjellja e socialistëve, që shumë shpejt u shfaqën njerëz konsensualë dhe me mirëdashje ndaj shqetësimeve të opozitës. Konsensusi duket se ka ecur më tej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar teksa ka hapur rrugën për negocime të tjera.
