Slideri Kryesor

"Ka nisur të flasë"

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:52

Partia Demokratike ka shpërndarë sot fjalën që mbajti sot në Parlament deputeti Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke e parë si një qëndrim zyrtar të PD-së në një seancë ku mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, po sjellim këtu pikën kryesore të fjalës së tij që ishte ajo e akuzës për implikim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në çështjen e përgjimeve.

FMN kërkon tatim për të ardhurat personale edhe për pagat nën 300 mijë lekë

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:06

Fondi Monetar Ndërkombëtart ka rekomanduar se ka hapësirë për të ulur kufirin deri në të cilin tatimi mbi të ardhurat personale është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë (nën 30 mijë lekë tatimi mbi pagën është zero), por nga ana e qeverisë nuk ka ndonjë angazhim konkret për të ulur këtë kufi.

Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë

Postuar në 09 Qershor, 2016 14:32

Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.

Orë të vështira për ministrin e Brendshëm

Postuar në 09 Qershor, 2016 13:33

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kohë që nuk ka çehre të mirë në fytyrë. Dy ditët e fundit e kanë vënë atë para faktit të shkarkimit të arrestimit të dy vartësve, shkarkimit të drejtorit të Policisë, Haki Çako, që pranoi përgjimin në prokurori. Zhvillime që janë tjerrur edhe nga politika me gjithfarë spekullimesh: ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri po i bën presion të madh ministrit të Drejtësisë për këtë çështje.

A ka raportuar drejt ambasadori Lu te Sekretarja Nulland? Pse PD u detyrua të publikojë email-et me zyrtarët e OPDAT?

Postuar në 09 Qershor, 2016 12:26

Deklarata e ambasadës amerikane se qeveria u tregua fleksibël për reformën në drejtësi dhe opozita jo, shkaktoi një thyerje të madhe në raportet mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe opozitës zyrtare në Shqipëri.

Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të parlamentit, ikën dhe qershori me "më the të thashë"

Postuar në 09 Qershor, 2016 11:23

Konferenca e kryetarëve miratoi me konsenus kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit pa përfshirë në axhendë votimin e paketës për reformën në drejtësi, çka do të thotë se reforma nuk do të marrë dritën jeshile as në qershor. Pas dështimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se drafti është gati të shkojë në parlament dhe të votohet. Por mesa duket përtej retorikës llogaritë e partive parlamentare bashkohen në një pikë, për të mos e kaluar ligjin të paktën për 3 javët e ardhshme.

Sollaku mbron Rroshin në KQZ, kryebashkiakët e Kavajës e Krujës i çohen për verifikim Prokurorisë

Postuar në 09 Qershor, 2016 11:03

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i ccojë për verifikim Prokurorisë formularin e e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe atij të Krujës Artur Bushi. Të dhënat e pasqyruara në formularët e dekriminalizimit  nuk kanë bindur anëtarët e KQZ-së, nisur edhe nga shënimet e bëra nga vetë Roshi se ishte ndaluar në Gjermani, por nuk mbante mend arsyen. Si përfaqësues ligjor i kryebashkiakut të Kavajës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u shfaq anëtarëi i Asamblesë Socialiste dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

NATO: Dislokim i njësive në nivel batalioni në Lindje të Europës, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë

Postuar në 08 Qershor, 2016 23:50

NATO do të dërgojë trupa në nivelin e batalionit për të përforcuar sigurinë e anëtarëve të saj në Europën Lindore. Këtë ide e ka rikonfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel”. Stoltenberg e cilëson NATO-n, si aleancën më të suksesshme në histori, e cila ia ka dalë sipas tij të parandalojë disa luftëra. Edhe stërvitjet e fundit të zhvilluar në Lindje të Europës kanë përcjellë një sinjal të qartë ndaj “një Rusie përherë e me më shumë besim në vete”.

Qeveri + Donald Lu, më pak se 94 vota

Postuar në 08 Qershor, 2016 21:24

Ambasada amerikane është përfshirë në zhvillimet e brendshme politike shqiptare deri në kufijtë e një etike që sado formale është mirë të ruhet. Të gjithë e kanë mirëpritur angazhimin e kësaj ambasade dhe titullarit të saj që me procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që e kanë mirëkuptuar kur në mënyrë metaforike dhe ironike krahasonte mosreagimin e shqiptarëve me delet.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor