Slideri Kryesor

A po e reduktojnë sipërfaqen e mbrojtur të Parkut të Liqenit?

Postuar në 23 Maj, 2016 22:53

Gjergj Bojaxhi shkruan sot në “Facebook” për mundësinë e betonizimit të Parkut të Liqenit në Tiranë, përmes një manovre të pisët, që i fsheh qytetarëve të vërtetën. Çdo gjë lidhet me vendimin për t’i kaluar Parkun e Madh të Liqenit Artificial (asetet e ndodhura në të) nga Drejtoria e Përgjithshme nr. 1, në administrimin e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Por harta mungon.

Siguria ushqimore/Bllokohen 3 tonë produkte mishi, sallam “Wudy”

Postuar në 23 Maj, 2016 20:30

Mbi tre tonë sallam “Wudy AIA” është bllokuar nga drejtoria rajonale Tiranë, e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.

Një tender më shumë...

Postuar në 23 Maj, 2016 18:41

Sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njoftoi në konferencën “Investo në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, se  “do të ngrihet edhe një sistem informatik, i cili do të krijojë ndërlidhje në kohë reale mes selive tona diplomatike dhe institucioneve qendrore me qëllim dhënien e informacionit sa më të plotë për investitorët e huaj”.  Nga ana e vet ministria e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kërkoi që “diplomatët  të kenë më shumë njohuri për marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme”(

Mali i Zi në NATO, në Rusi flasin për asgjësim të çdo neutraliteti. Paralajmërohen turbullira politike në rajon

Postuar në 23 Maj, 2016 17:04

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATo nuk është pritur mirë në Rusi. Moska zyrtare ka kundërshtuar përherë politikën e zgjerimit, që Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ndjekur, gjithnjë me arsyetimin se zgjerimi në kushtet e një asimetrie konvencionale në kërcënime, nuk justifikohet. Shkrirja e Traktatit të Varshavës do të duhet të prodhonte këtë balancë dhe frenim, por ai prodhoi të kundërtën: Perëndimi plotësoi boshllëkun.

SHBA-BE: Nuk ka kohë më për ndryshime thebësore me reformën

Postuar në 23 Maj, 2016 15:41

Zëvendësambasadori amerikan tregoi raste konkrete, sesi dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta. Bashkë me shembujt konkretë ishte edhe llogaria konkrete.

Zoti ministër, Akademia e Policisë nuk është organizatë politike!

Postuar në 23 Maj, 2016 12:38

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ligjëroi sot para të rinjve që fituan të drejtën për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë, duke folur fatkeqësisht për veten dhe për opozitën dhe jo për integritetin e policisë. Ministri përdori podiumin e një institucioni shtetëror për të bërë politikë, duke u treguar policiëve të ardhshëm se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë në këtë vend.

Mospajtim me Albanizimin por edhe që Amerikanizmi quhet Globalizëm

Postuar në 23 Maj, 2016 11:25

Nik Gjeloshaj, deputeti shqiptar i Malit të Zi ka mbajtur një fjalë në parlamentin malazez ku ka shfaqur mospajtimin e tij me fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave, në të cilën përcaktohen terma si albanizim apo Albanizirati dhe që globalizimi perifrazohet si amerikanizëm. Më poshtë fjala e plotë e deputetit dhe argumentat pse ai është kundër fjalorit.

Reduktohet në 100 ha Zona Ekonomike e Spitallës, këneta dhe problemet me pronësinë nuk bindin investitorët

Postuar në 23 Maj, 2016 11:00

Qeveria ka zvogëluar me katër herë sipërfaqen e zonës së Lirë Ekonomike në Spitallë të Durrësit pas dështimit në tenderin e fazës së parë.”Në fazën e parë u vu re se investitorët nuk ishin aq potencial sa të mbulonin një sipërfaqe prej 501 hektarësh dhe shpesh herë problem i tyre ishte vlera e investimit, sepse të investosh në një sipërfaqe prej 501 hektarësh në zonën e Spitallës e cila është një kënetë, duhej një vlerë investimi më e lartë se në një zonë tjetër” theksoi për TVSH Adriana Sheti, përgjegjëse për sektorin e zonave ekonomike.

Shtrëngo rripin Aleks

Postuar në 23 Maj, 2016 10:24

Kryeministri i radikalëve të majtë Aleksis Cipras u premtoi grkëve pavarësi ekonomike dhe dinjitet përballë kreditorëve, por pas ardhjes në pushtet ngushtoi lakun dhe shtrëngoi rripin për shumë familje greke. Të dielën në mbrëmje parlamenti grek miratoi me votat e maxhorancës paketën e re të masave, që parashikojnë kursime me vlerë 1,8 miliardë euro, dhe që përfshijnë veç të tjerash rritje të taksave, si dhe krijimin e një super fondi për privatizimet.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor