Slideri Kryesor

Kryeministri: Ministrat teknikë largohen pas 25 qershorit nëse PS-ja fiton zgjedhjet

Postuar në 01 Qershor, 2017 21:52

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sesi do të jetë përbërja e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se:

Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë ata s’do të jenë më ministra. Ata janë ministra teknikë dhe do largohen nëse fitojmë zgjedhjet”, tha Rama. Kryeministri e ka kushtëzuar pra largimin me rezultatin elektoral dhe jo me mandatin e tyre si ministra teknikë.

 

Bashkëqeverisja si ëndërr e 1 qershorit - (Shared Photo)

Postuar në 01 Qershor, 2017 17:50

Ky baner elektoral është postuar nga kryeministri në profilin e tij në Facebook. Dallohen dy gishtat me një trëndafil dhe numri dy i PS-së. Një shaka për 1 qershorin. 

Pazari Rama-Basha: Arjan Bylykbashi emërohet në krye të hipotekave. Dorëhiqet edhe numri dy i KQZ-së

Postuar në 01 Qershor, 2017 16:16

Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).

Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.

Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit

Postuar në 01 Qershor, 2017 14:38

Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.

Rënia e Italisë - një vend në agoni

Postuar në 01 Qershor, 2017 13:35

Kam lindur italian por disa herë më vjen të pyes, nëse do të vdes i tillë. Një paradoks i pakuptimtë? Jo edhe aq nga momenti që dyshoj se nuk jam i vetmi në brezin tim, që ka ka parë dritën gjatë ose afër luftës, që në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme shtroj këtë pyetje. Nëse hedh sytë vërdallë dhe nëse kuptoj atë që shoh, nëse kuptoj mirë diskutimet që dëgjoj, më duket se janë shumë italianët që ndjejnë përditë të rritet brenda tyre një ndjenjë çatdhesimi dhe tëhuajëzimi.

Zaev merr detyrën, SHBA përshëndet qeverinë e re

Postuar në 01 Qershor, 2017 11:10

Gati 6 muaj pas zgjedhjeve te parakohshme, Maqedonia ka me ne fund qeverine e re, te votuar me 62 vota “pro” mesnatën e kaluar në parlmanet. Depuetetët e VMRO-se se Gruevskit votuan kundër ndërsa, Levizja Besa e cila refuzoi të bëhej pjesë e koalicionit të ri qeverisës, abstenoi me 5 deputetët e saj.  Duke folur para deputeteve ne parlament, Zaev u ndal tek çështja e emrit të Maqedonisë, për të cilën tha se do të ketë referendim. Pa folur në detaje, Zaev shtoi se pjesë e programit janë edhe kërkesat e partive shqiptare.

Dyshime mbi autorësinë

Postuar në 01 Qershor, 2017 10:34

Studiuesi, piktori dhe restauratori Mustafa Arapi hedh tezën se piktura “Motra Tone” e realizuar në vitin 1983 nuk është e Kol Idromenos. “Ka vite që unë kam dalë në këtë konluzion, më ka rënë në sy menjëherë që “Motra Tone” nuk ka lidhje fare me autorësinë e Kol Idromenos”-thotë studiuesi. Duke e krahasuar me dy veprat e tjera të Idromenos “Dasma Shkodrane” dhe “Dy rrugët” Arapi sheh pak ngjashmëri në teknikën e përdorur me portretin e “Motrës Tone”.

Fushatë për veten!

Postuar në 31 Maj, 2017 20:05

Fushata që ka nisur duhet të ishte një ballafaqim platformash për taksat, investimet, planet ekonomike në bujqësi, shëndetësi, arsim, inovacion dhe shtetin social, mirëpo ky debat ia ka lënë vendin retorikës  pa përmbajtje, për një Shqipëri që Duam, Republikë të Re apo të Shansit të të Gjithëve.

Edi Rama bën për vete Lefter Maliqin

Postuar në 31 Maj, 2017 18:54

Vala e largimeve nga lista e kandidatëve të PD-së ka njohur sot një polarizim emocional kur njkë prej emrave, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar tërheqjen dhe kalimin me PS-në. Në një status të gjatë në Facebook, Maliqi thotë ndër të tjera se:

Gjuetia e ministrave teknike me Whatsapp dhe Viber, reagon Rama

Postuar në 31 Maj, 2017 13:36

Ministria teknike e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, për të cilin ministrja teknike Helga Vukaj urdhëroi shkarkimin me 29 maj. Procedimi është kërkuar pasi sipas ministres teknike, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale. Sipas ministrisë, veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor