Slideri Kryesor

Aksidenti i Golemit, Prokuroria nxjerr fajtorë kolauduesit e rrugës

Postuar në 02 Qershor, 2017 18:52

Aksidenti i rëndë i para një viti në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku gjetën vdekjen dy fëmijë  3 dhe 5 vjeç teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës, ndërsa u plagos nëna e tyre 24-vjeçare Silvana Negollari si dhe fëmija tjetër 1 vjeç, ka disa fajtorë sipas Prokurorisë. Familja po shkonte drejt Rogozhinës për të vizituar babain që ndodhej në paraburgim për një ndërtim pa leje, por udhetimi u pre në mes kur makina doli nga rruga dhe hyri mes mbrojtëseve metalike që qëlluan të prera në atë segment.

Bllokohet autokolona shqiptare e NATO-s në Greqi (Foto, Video)

Postuar në 02 Qershor, 2017 17:21

Forcat shqiptare të NATO-s që ishin duke udhëtuar në territorin grek, për t’iu bashkuar forcave të tjera të Aleancës që do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s "Noble Jump" në Rumani  janë penguar të kalojnë në  Rrugën Egnatia në afërsi të Kozanit.

Tjetër goditje për LSI-në

Postuar në 02 Qershor, 2017 14:25

Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim. 

Fushatë elektorale për nxjerrjen e LSI-së nga pushteti

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:40

Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës. Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur. Në këtë qëndrim të tijin shtohet edhe qëndrimi I kryeministrit dhe PS-së që po këmbëngulin përditë e më shumë për “timonin që e ngasin një palë duar”.

Presidenti serb: Duhet dialog i brendshëm për Kosovën dhe ndryshim i Kushtetutës

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:27

Vetëm një ditë pas betimit si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lëvizje politike që sinjalizon se investimi për të paqëtuar marrëdhëniet serbo-shqiptare mbetet i madh dhe rruga e vetme për paqen në rajon. Ai u betua duke përmendur edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi një gjë e tillë trajtohet në Kushtetutën serbe. Mirëpo në vizitën e tij në Pançevo, Vuçiç konfirmoi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën, dialog që duhet të elimonojë qasjet mitologjike, për të harmonizuar politikën e vendit me problemet e njerëzve dhe të drejtat e tyre.

Kryeministri grek njofton thjeshtim procedurash për marrjen e nënshtetësisë

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:08

Greqia pritet të thjeshtojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë, praktikë kjo që ndikon edhe për statusin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Faqja “Albanians.gr” raporton se direktivat për thjeshtimin e procedurave dhe atë që ai e quajti modernizim të kuadrit ligjor, i ka dhënë kryeministri Aleksis Tcipras gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme greke.

S'ka debat

Postuar në 02 Qershor, 2017 10:33

Kryeministri Rama ka lënë të kuptohet se është kundër një debati televiziv me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur në emisionin Opinion për ftesën e kreut të opozitës, Rama i devijoi përgjigjes së drejtëpërdrejtë, duke bërë një interpretim jashtë thelbit të pyetjes.
“Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës. Kryetari i PD-së i ka bërë thirrje të vazhdueshme kryeministrit të ballafaqohen në një debat televiziv por këtë mesa duket nuk do ta shohim. 

E tha dhe e bëri!

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:48

Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.

Një devijim jo transparent nga programi për bujqësinë

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:17

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri në Gosë të Kavajës një premtim nëpër dhëmbë për heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore, pjesë sipas tij e  programit të Partisë Socialiste për bujqesinë. Nëse ndërmerret kjo masë prek 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private nga kjo qeveri. 

Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:01

Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor