Slideri Kryesor
Lapsus 41 milionë lekë nga Agjencia e Bregdetit për një kullë vrojtimi
Emisioni "Stop" transmetoi një investigim mbi tenderin e kullave të vrojtimit në bregdet dhe funksionimin e tyre. Sipas "Stop" në 27 prill të vitit 2017 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit është tenderuar një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, ku adresa e dhënë është në Dhërmi.
Nga kërkimet në gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit. E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.
Radha e Tillerson për t'u larguar
Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët
Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në bashkitë e tjera.
Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët
Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.
Xhandari që duam
Dy statuse në Facebook, një shantazh për ndërprerje fondesh dhe bilbili i kryeministrit ka vënë në lëvizje zëdhënësin personal të Edi Ramës në Ministrinë e Arsimit. Sot Lindita Nikolla ka reaguar për përballjen vërbale të kryeministrit me Akademinë e Shkencave pas procesit të zgjedhjes së kryetarit, duke folur shkoqur me këtë shqipe:
Europa e shqiptarëve është e ndryshme nga ajo e ambasadores së BE-së pro qeverisë së Tiranës
Dje ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Valhutin, u bëri të ditur shqiptarëve se pesë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për të ardhmen e tyre europiane, për integrimin.
Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm, kyç. Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe në veçanti me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimin e tregtisë së kanabisit
tha ajo.
Yee: Traktati i Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i rëndësishëm për gjithë Ballkanin
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euraziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Briqn Hoyt Yee ka përshëndetur firmosjen e Traktatit të Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm për mbarë rajonin.
Britania në qendër të skemës së pastrimit të parave nga Azerbajxhani
Një hetim i gazetës britanike "thë Guardian" zbuloi se elita qeverisëse e Azerbajxhanit operoi me një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të njohur dhe pastruar para përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike.
Të dhënat tregojnë se udhëheqja e Azerbajxhanit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistemik dhe zgjedhje të manipuluara, ka bëtë më shumë se 16,000 pagesa të fshehta në periudhën 2012 - 2014.
Europa ka problem Erdoganin
Europa ka problem Erdoganin dhe kjo kosto bie mbi Turqinë, të cilës po i mbyllet dera nga Brukseli. "Turqia po largohet nga Evropa dhe kjo e bën të pamundur që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", tha zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën, duke bërë të qartë se çdo vendim për të ndaluar zyrtarisht procesin e negociatave të pranimit të Turqisë varet nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit dhe jo nga Komisioni.
Disa nga bankat më të mëdha në botë, projekt të përbashkët për monedhën virtuale
Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë hedhur së fundmi një hap më tej në zgjerimin e monedhave virtuale dhe sistemit që mbështet dhe verifikon ato. Përmes një marrëveshjeje banka të tilla si Barclays, CIBC, Credit Suisse, HSBC, MUFG, State Street, bashkë me UBS, BNY Mellon, Deutsche Bank, Santander, NEX dhe Clearmatics një kompani që kryen verifikimin(blockchain) kanë rënë dakord të kryejnë testimin e një transaksioni që do të evidentojë përparësitë dhe mangësitë, përpara se platform të bëhet aktive.
