Slideri Kryesor

Banesat Sociale, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në rrugë 70 familje

Postuar në 23 Tetor, 2017 15:32

Shtrëngesat e Bashkisë së Tiranës, për të paguar sa më shpejt, i kanë detyruar 70 familje në Shkozë që të dalin nga banesat sociale. Banorët shprehin shqetësimet e tyre për kameran e TemA TV, ndërsa shtojnë se pamundësia ekonomike është shkaku i mospagesave të qerave.

Tre komplekset e pallateve sociale në Shkozë po zjejnë këto ditë nga shqetësimet e banorëve, të cilët duhet të paguajnë detyrimet, ndryshe do të gjenden në mes të 4 rrugëve. Në të 20-a shkallët jetojnë 370 familje, por vetëm 70 prej tyre klasifikohen si debitorë të këqinj.

Veneto dhe Lombardia “pro” autonomisë

Postuar në 23 Tetor, 2017 13:46

Në referendumin që u mbajt të dielën u votua 95% në favor të zgjerimit të autonomisë për rajonin e  Lombardisë, ndërsa 98 % për atë të Venetos.

A mund të vazhdojë partneriteti strategjik me Turqinë e Erdoganit?

Postuar në 23 Tetor, 2017 12:23

Nëse lexon faqen e Ministrisë së Jashtme shqiptare ke rastin të vëzhgosh një seri kontradiktash që dikujt mund t’i duken edhe si mistere. Siç mund të merret me mend, prioritet i Politikës së Jashtme të Shqipërisë është integrimi në strukturat euroatlantike me synim imediat anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo theksohet që në hyrjen e rubrikës “Prioritetet” ku shkruhet:

Deklaratë e fortë e Prokurorisë kundër Ramës

Postuar në 23 Tetor, 2017 10:58

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke thënë se me vlerësimin që i bëri provave ai mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Më tej në deklaratë thuhet se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor dhe Prokuroria për Krime të Rënda e kishte të qartë  që në fillimet e këtij hetimi se  do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Gjykatës me mandat politik, por s’japin prova as për komplotin

Postuar në 23 Tetor, 2017 10:35

Kreyeministri Edi Rama i kërkoi grupit parlamentar të jetë unanim në votimin për mosarrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. I pafajshëm apo jo? “Këtë nuk mund ta them”- deklaroi kryeministri “Është Gjykata që e vendos”.

Nga ana tjetër Rama sulmoi ashpër prokurorinë për mungesë provash, arbitraritet dhe amatorizmën në këtë çështje. Kreu i qeverisë foli për linçim politik që po i bëhet një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë në luftën kundër krimit.

Kryeministri kundër arrestimit të Sajmir Tahirit

Postuar në 23 Tetor, 2017 09:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist se qëndrimi politik i kësaj force politike për çështjen “Tahiri” e refuzon arrestimin e tij sipas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda, paraqitur javën e shkuar në Këshillin e Mandateve.

Fotolajm/Mijëra vetë protestojnë në Maltë: Drejtësi për gazetaren e vrarë Daphne Caruana Galizia

Postuar në 23 Tetor, 2017 09:01

Ironike, antimafia italiane propozon legalizimin e drogave të lehta

Postuar në 22 Tetor, 2017 21:02

Duket si fat i paracaktuar që kjo qeveri në Shqipëri të bëhet qesharake në çdo moment. Ndërkohë që angazhimi i saj kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës synon dekanabizimin, nga Italia fqinje vjen një sinjal për një strategji tjetër jopolicore. 
Tv Klan raporton se Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Franco Roberti, i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë që të miratojë legalizimin e drogave të lehta, për të goditur në themel trafikun.  

Bashkia kërkon të drejta për licencimin e bizneseve në pallate

Postuar në 22 Tetor, 2017 16:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar sot në një intervistë për Tv Klan se ai do të propozojë amendime në ligj për licencat mjedisore të tipit C.   

Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"

Postuar në 22 Tetor, 2017 11:48

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor