Slideri Kryesor
Shteti i shpuar i një policie të tradhëtuar
Ministria e Brendshme pranoi zyrtarisht se aksioni për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë të akuzuar për trafikim droge dhe lidhje me grupin e Habiljave dështoi. Në një deklaratë të saj thuhet specifikisht “Megjithë kontrollet e ushtruara në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre.
Kontrata me lobistin amerikan, PD fshehu 675 mijë dollarë
Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompanie guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale. Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.
Merkel mban pezull Europën dhe Ballkanin
Ngërçi politik në Gjermani për shkak të dështimit në formimin e një koalicioni qeverisës, të ashtuquajtura "Jamaica" (CDU / CSU, Die Gruenen, FDP), po e çon "lokomotivën" e Europës drejt një krizë të zgjatur, me frikën se kjo pasiguri do të përhapet në të gjithë Evropën.
Presidenti francez, Emanuel Macro tha që momentin e parë të dështimit të bisedimeve se "ngrirja e procesit politik në Gjermani nuk është në interesin e BE" pasi në fillim të dhjetorit udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do të diskutojnë planet për arkitekturën e re të Europës.
Akademia e Shkencave merret "e pandehur" dhe shpallet kufomë
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Akademinë e Shkencave ku ka zhvilluar një takim me akademikët pas paralajmërimit për ndërprerje të financimit. Fjala e Edi Ramës i ngjante toneve nihilizuese që përdori në takimet me drejtorët e spitaleve dhe hipotekave. Etiketat nuk kanë munguar në këtë takim, ndonëse e drejta e fjalës iu është dhënë më pas edhe akademikëve. Nga ana e tyre këta të fundit kanë pranuar nevojën e reformimit, por nën një presion dhe në kushte dorëzimi të plotë para një qeverie që jo vetëm nuk e do këtë Akademi, por duket se edhe nuk e honeps ekzistencën e saj.
Burgim i përjetshëm për Mlladiç
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur boshnjakët.
Dako ka dalë në përgjimet e EULEX
Emri i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka dalë në përgjimet e EULEX-it, gjatë kohës që kjo strukturë ka pasur nën përgjim persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Durrës që bashkëpunonin me trafikantë nga Kosova.
Manjani: Letra e OBDAT dhe EURALIUS, palaçollëk i porositur
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas mendimit të dhënë nga OBDAT dhe EURALIUS mbi zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, për shkak se sipas misioneve të SHBA dhe BE mandati i Adriatik Llallës skadon më 3 dhjetor. Manjani e quan një “palaçollëk” të porositur letrën e dy misioneve, duke thënë se ky është vetëm një shërbim që i bëhet në këtë rast kryeministrit.
Reagimi i Manjanit:
Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë
Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.
Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.
Ditët e fundit të Llallës, merr valixhet më 3 dhjetor
Teksa partitë e mëdha janë përfshirë në një debat teknkio-politik mbi mandatin e Adratik Llallës, SHBA-BE mbështesin versionin e mazhorancës se mandati i tij mbaron ne 3 dhjetor dhe se pas kesaj date duhet te zgjidhet nje kryeprokuror i perkohshem, me shumice te thjeshte.
Meta i jep një dorë Gruevskit, thirrje partive shqiptare të mos e braktisin
I ndodhur në Maqedoni që prej së hënës, Presidenti shqiptar Ilir Meta është takuar edhe me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Në një njoftimin e presidencës, takimi cilësohet si i veçantë, edhe për faktin se Gruevski tashmë mban statusin e kryetarit të opozitës. Nga biseda nuk jepen më shumë detaje, por sipas njoftimit “në takimin e veçantë me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski u theksa rendësia qe ka roli i opozitës ne te gjitha proceset euro-integruese te Maqedonise”.
