Slideri Kryesor
Kontrolli mbi borxhin, qeveria pajton konsulent
Qeveria ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për t’a këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ministria e Financave është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit për një shërbim të tillë.
Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor
Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.
Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.
Epidemia e HIV AIDS në Evropë në nivelet më të larta
Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet "me një ritëm alarmues" në Europë. Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.
Nisma e Mogherinit
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, po planifikon një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Bruksel në fund të këtij viti.
Lajmi raportohet nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, sipas të cilës takimi do të ketë formatim e një darke pune dhe me gjasë do të zhvillohet më 18 dhjetor.
Zbardhet takimi sekret Hoxha-Zahariades në Korçë
Gjashtëdhjetë e tre vjet pas përfundimit të Luftës Civile Greke materiale të rralla nga arkivat shqiptare hedhin dritë mbi zhvillimet e kësaj periudhe. Në verën e vitit 1949, teksa fati i Luftës Civile Greke ishte përcaktuar në masë të madhe, udhëheqja komuniste shqiptare u përpoq me çdo mënyrë për të përmbushur kërkesat e komunistëve grekë dhe për të ndihmuar luftën guerile, në bazë të rekomandimeve të Moskës dhe Beogradit, por pa u ekspozuar gjerësisht dhe pa minuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Rishkrimi ditor i ëndrrës së bashkimit kombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur rastin e festës së Pavarësisë, për të folur edhe njëherë për arritjet shtetformuese të qeverisë së tij, duke nënkuptuar edhe ëndrrën e një bashkimit kombëtar në...BE.
Tele-revolucionarët dhe “fundi” i protestës si mjet politik efektiv
Qeverisja e majtë e Alexis Tsipras, mund të shërbejë si një ilustrim shterues në rajon për llojin e politikës që ofrohet me premtime për revolucion. I ardhur në pushtet nga një e kaluar opozitare me sfond të fortë ideologjik, Tsipras dhe koalicioni i tij, morën mandat të plotë nga shoqëria greke për t’i vënë veton Europës dhe kërkesave gjermane për kursime dhe politikës së borxhit. Siç rezultoi kthesa e Tsipras ndaj kërkesës së shoqërisë greke, e cila nxori jashtë loje establishmentin e vjetër grek, ishte e paprecedentë.
Fleckenstein: Hapje negociatash në fillim të 2018-ës. Çështja “Tahiri” nuk ndikon
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar gjatë një interviste për Report Tv se Shqipëria mund të hapë negociatata gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018. Sipas tij, çështja “Tahiri”nuk ndikon në vendimin e Komisionit, ndërkohë që vettingu duhet të vazhdojë.
Më poshtë disa nga përgjigjet e Fleckenstein:
“Rishikimi i kufijve në Ballkan ka përfunduar”
Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Kështu është shprehur për Deutsche Welle, Valentin Inzko, Përfaqësuesi i Lartë për BH, sipas të cilit komuniteti ndërkombëtar ka të gjitha instrumentet për ta ruajtur integritetin e Bosnjes.
“Ne kemi një mandat nga OKB dhe ne nuk do ta lejojmë atë”, citohet ai. p
Duke iu referuar disa deklaratave të kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik, Inzko është shprehur se “ripërcaktimi i kufijve është përherë i rrezikëshëm”.
Kërkohet Moratorium për Vjosën
Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”
