Slideri Kryesor
90% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi
Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri duke dalë sot nga Kryesia e Kuvendit ku është pëshëndetur nga ata që në media quhen mbështetës të tij. Në këto vitet e fundit politika dhe diplomatë të caktuar kanë shprehur shpesh si statistikë faktin se 90% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi.
Me këtë rast po sjellim atë që deklaronte para dy vitesh ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu:
Kongesi i Partisë Komuniste Kineze njihet me një puç të dështuar për rrëzimin e Xi Jinping
Kongresi i fundit i Partisë Komuniste Kineze, zhvilluar këto ditë, ka nxjerrë në pah edhe një përpjekje për puç e cila është organizuar nga zyrtarëvtë lartë të saj. Çështja është ngritur nga kreu i Komisioni Rregullator për Sigurinë, Li Shiyu, sipas të cilit dështimi i puçit dhe shpëtimi i Kinës, socializmit dhe ushtrisë i dedikohet drejtuesit kryesor, Xi Jinping.
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Turqinë
"Ne duam ta mbajmë derën e hapur për Turqinë, por situata aktuale në Ankara e bën të vështirë këtë opsion". Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në një konferencë për shtypi pas përfundimit të ditës së dytë të Samitit të BE-së në Bruksel.
Tusk tha se udhëheqësit evropianë kishin një diskutim të hapur mbi situatën në Turqi, duke vënë në dukje se "skepticizmi" në lidhje me procesin e pranimit në BE ishte veçanërisht i dukshëm.
Fitoi bashkëqeverisja, por ajo e vërteta
Ilir Meta është shembulli më i keq për ta sjellë si ilustrim të një politikani në raport me drejtësinë. E megjithatë duhet thënë se në vitin 2011 kur ai u u implikua në videoregjistrimin e Dritan Priftit, Meta iu nënshtrua procesit gjyqësor.
Sigurisht që krahasimi me situatën e tanishme me Sajmir Tahirin, nuk ngjan shumë teknikisht, por pesha e të dyja ngjarjeve është e njëjtë.
"Memeci nuk foli", tradhëtia ka mbrojtje politike
Që të enjten pas mesditës në shtëpinë e Saimir Tahirit u mblodhën mbështetës të ish-ministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.
Ky ishte sinjali i parë se Tahiri kishte marrë garanci për mbrojtje politike nga strukturat e Partisë, duke nisur nga baza e deri lart në kupolën drejtuese.
Kujtesë/"Dritën e të vërtetës s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia"
Në këto momente kur Komisioni i Mandateve vendos nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë për imunitetin e mandej arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, po del në pah një kurs i ri i Partisë Socialiste. Ndonëse Tahiri dje deklaroi se kishte parashikuar arrestimin dhe burgosjen, ndonëse nuk kërkonte mbrojtjen e askujt, qëndrimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe përfaqësuesve të PS-së në Këshill po dëshmon se “partia po e mbron Sajmirin”.
Mediat e Saliut
Opozita, LSI-ja dhe Sali Berisha po arrijnë një fitore të madhe. Po godasin një nga njerëzit kryesorë të Edi Ramës në katër vjet, një nga etiketat e Rilindjes, një superministër të cilit i kanë prerë fletë arrestin. Ky është mesazhi dhe perceptimi që mediat pranë qeverisë po tretin me vështirësi në këto orë, duke riaktivizuar imagjinatën propaganduese kundër të keqes Sali Berisha, që tërthorazi është mbrojtje për Sajmir Tahirin dhe PS-në.
Cilin ministër të besojmë?
Dëgjojeni ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se çfarë thotë dy ditë më parë për çështjen “Tahiri”.
“Kur flet drejtësia nuk ka pse flet ministri”, thotë ai ndër të tjera, duke mohuar kategorikisht se kjo çështje e nxehtë, që është çështje e shtetit shqiptar, politikës, shoqërisë dhe më në fund edhe partive parlamentare, të jetë detyrim edhe për të për ta komentuar dhe reaguar.
Ambasadori italian një mesazh për çështjen "Tahiri: ‘Ka ndryshim në vullnetin për të luftuar krimin”
Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo thotë se sipërfaqja e mbjellë me kanabis në Shqipëri është reduktuar shumë. Sipas tij, qeveria aktuale ka vullnetin që të luftojë krimin e organizuar që siç u shpreh ai është interes jetik i Shqipërisë, por edhe Italisë.
Per llumin, miqtë dhe armiqtë (Video)
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar mbrëmjen së enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.
Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte suprizë, por nuk mund të thoshte se e njëjta gjë vlente edhe për kryeministrin. Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Mosi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe Habilajt.
