Slideri Kryesor

Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra

Postuar në 19 Nëntor, 2017 20:16

Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë. 

Qeveria ndan me Bankers faturën për dëmet në Zharrëz

Postuar në 19 Nëntor, 2017 18:01

Qeveria përcaktoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës.

Fund pushtetit të Mugabes. Përjashtim nga partia edhe për të shoqen

Postuar në 19 Nëntor, 2017 13:53

Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar. Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.

Dëshmorë dhe tradhëtarë që nuk ekzistojnë më

Postuar në 19 Nëntor, 2017 13:37

I ashtuquajturi dezertim i katër komandove shqiptare pas një stërvitjeje në Uells, ka kapur në befasi Ministrinë e Mbrojtjes, që thjesht sa ka depozituar një kallëzim penal. Pjesën publike, atë të raportit sqarues me opinionin, po e bën deri diku, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo. Për të lënë mënjanë akuzat politike ndaj tij dhe ish-ministres Kodheli për radarët e mbulimit detar, dosje që është në prokurori, po sjellim një pasazh nga një intervistë e Bazos, dhënë dje për News24.

“Do refuzoj urdhërat e Trump për sulm bërthanor”

Postuar në 19 Nëntor, 2017 11:11

Komandanti ushtarak, përgjegjësia e të cilit është arsenali bërthamor amerikan raportohet të ketë deklaruar se  se do t’i "rezistojë" çdo urdhëri të presidentit Donald Trump, pë të nisur një sulm "të paligjshëm"  me armë bërthamore.

Sipas CBS News, Gjenerali John Chaitén, kreu i Komandës  Strategjike (STRATCOM) tha në një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada se ka menduar shumë për atë që do të thotë nëse merr një urdhër të tillë.

Saimir Tahiri del jashtë Shqipërisë, Kuvendi votoi moslejimin e një veprimi të tillë

Postuar në 18 Nëntor, 2017 21:56

Që prej ditës së djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, një veprim që s’duhet ta kishte kryer. Të paktën kështu ishte rënë dakord me anë të një dokumenti të firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita.

"Në Butrint nuk po ndërtojmë". Veliera në Durrës/"Betoni nuk është i dënuar me vdekje"

Postuar në 18 Nëntor, 2017 16:34

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka mbrojtur gjatë një interviste dje në TVSh në emsionin "Përballë", projektet e fundit si Veliera në Durrës, në hyrjen e Voskopojës apo edhe taverna në Butrint. Sipas ministres, në Butrint nuk po ndërtohet, por po rehabilitohet dhe restaurohet një pikë ekzistuese.

“Ne nuk donim të ndërtonim asgjë të re. Ajo që ju shikoni është një rehabilitim, restaurim i një pike egzistuese. Parku pëfiton shërbimin që u ofrohet gjithë vizitorëve, por përfitohet edhe qeraja” sqaroi zonja Kumbao.

Palmat ikën, vijnë Pishat 2.5 mln euro

Postuar në 18 Nëntor, 2017 15:23

600 mijë eurot e shpenzuara për blerjen e palmave dekorative që u vendosën në dy anët e autostradës Tiranë - Durrës në segmentin hyrës të kryeqytetit konsiderohen edhe zyrtarisht të falura, pasi palmat do të hiqen përfundimisht. 
Do të jetë bashkia e  e Tiranës që do të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

Postuar në 18 Nëntor, 2017 13:54

Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.

Meta: Jemi nën monitorim për vizat

Postuar në 18 Nëntor, 2017 10:51

Në takimin që pati me ambasadorët presidenti Ilir Meta tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional lidhur me pajisjen me pasaportë shqiptare të qytetarëve të Kosovës, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor