Slideri Kryesor

Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria

Postuar në 06 Maj, 2018 14:06

Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.

“Nuk e dua Trump në funeralin tim”

Postuar në 06 Maj, 2018 12:34

Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral. 
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence. 

Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë

Postuar në 05 Maj, 2018 15:26

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë. 
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme. 

Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë

citohet Macron. 

Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det

Postuar në 05 Maj, 2018 13:01

Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.

Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Video/Incidente fizike në Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 05 Maj, 2018 12:41

Përplasja ka ndodhur mes një grupi veteranësh që kanë shfaqur sërish imazhin e Enver Hoxhës dhe një grupi militant të PD-së.

Video/Ndërtime në buzë të plazhit në Palasë

Postuar në 04 Maj, 2018 21:27

Kush kryqëzoi Tahirin? Çështja “Sota” mbetet pa përgjigje(video)

Postuar në 04 Maj, 2018 19:49

Një largim i detyruar dhe jo një model politik

Postuar në 04 Maj, 2018 16:24

Sajmir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Është një akt dinjitoz tha me këtë rast kryeministri Edi Rama. 
Sajmir është djalë i mirë, tregoi shembull, është model, ia mbajtën këngën të tjerët në media. 

Është paradoksale të shohësh sesi një mazhorancë që entuziazmohet nga ky akt, kur është po kjo mazhorancë që përjetonte dramën e përfshirjes së ministrit të vet të Brendshëm në trafiqe pak muaj më parë. 

Dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit

Postuar në 04 Maj, 2018 15:30

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai kaë kërkuar nisjen e procedurave për këtë çështje që duket se përdoret nga shumica në pushtet për të çliruar diskutimet me partnerët ndërkombëtarë. 

Departamenti i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për z. Doshi nisur nga rëndësia e çështjes

Postuar në 04 Maj, 2018 12:04

Adriatik Llallës, ish-prokuror i Përgjithshëm, iu ndalua pak javë më parë hyrja në ShBA. Vendimi u mor nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe pas tij, ambasada amerikane në Tiranë, ambasadori Donald Lu personalisht ishin shumë aktiv në theksimin e këtij akti duke e deklaruar Llallën të korruptuar. Z. Lllalla madje kaloi në hetim penal çka na dëshmon se kundrejt tij ka edhe një llogari personal të Lu dhe të një pjese të politikës në Tiranë. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor