Slideri Kryesor
"Mirupafshim Europës"
Revista Spiegel ka tërhequr vëmendjen me kopertinën e kësaj jave. Në stampën e saj tregohet një dorë që ka të ngritur gishtin e mesit, në majën e të cilit është presidenti amerikan Donald Trump. Kopertina shoqërohet me titullin "Mirupafshim Evropës"
Në këtë mënyrë, revista komenton vendimin e presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Analistët theksojnë se marrëdhëniet euro-amerikane do të zbhehen pasi vendet e BE-së kanë pasur një rol krysor në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Biznesi rus i favorizuar nga prishja e marrëveshjes SHBA-Iran
Ndonëse Rusia ka dënuar tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit, Moska mbetet më pak e ekspozuar se Europa ndaj pasojave ekonomike që mund të sjellin sanksionet amerikane.
"Marrëveshja e vitit 2015 dhe heqja e sanksioneve shënoi kthimin e biznesit evropian në Iran, por pas sanksioneve të reja amerikane nuk ka gjasa që kompanitë europiane të vazhdojnë të bëjnë biznes në këtë vend, duke i dhënë hapësirë biznesit rus. Rusia tani mund të ecë përpara me shpejtësi të plotë "- thotë Vladimir Sotnikov, analist i shkencave politike.
Premtim serbëve: Referendum për kompromisin për Kosovën
Kompromisi për çështjen e Kosovës do të kalojë në referendum në Serbi. Këtë ka lënë të kuptohet presidenti i këtij vendi, Aleksander Vuçiç gjatë një konference për shtyp me kreun e parlamentit gjerman për Çështjet e Europës, Gunther Krichbaum.
Qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shprehen për atë që ne mendojmë se është një zgjidhje racionale dhe me kompromis
Legalizim falas, por a janë të vlefshme certifikatat e shpërndara në bazë të një VKM-je?
Qeveria e Edi Ramës premtoi legalizim falas. Dhe në fakt procesin po e ndjek si të tillë. Vetëm se eliminimi i kostove rrezikon vlefshmërinë juridike të të ashtuquajturave tapi për ata që legalizojnë pronën e tyre.
Përse po kap majat çmimi i naftës?
Në nivelet më të larta të katërvjeçarit arriti çmimi i naftës, duke tejkaluar 75 dollarë për fuçi, ndërsa konsumi botëror pritet të tejkalojë 100 milionë fuçi në ditë në muajt e ardhshëm. Por çfarë saktësisht shkakton këtë rritje në çmimet e naftës? Është një kombinim faktorësh sipas analistëve të Cnn Money që ka çuar në stratosferë çmimin e arit të zi, ku një ndikim të madh ka marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet e Lindjes së Mesme por edhe qëndrimi i Rusisë. Cnn ka ilustruar dhe me një video dinamikën e çmimet të naftës.
5 vjet burg për peshkun e vogël të LSI-së
Ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë” në fund të një procesi gjyqësor që zgjati një vit.
Gjykata e dënoi me 5 vite burg.
Zoto u arrestua në shkurt të vitit 2017, pas dëshmisë së dhënë nga zëvendësi i tij, Iljaz Labi që pranonte veprimet korruptive me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe implikonte ish-shefin e tij.
Me fjalorin e burgut!
Çështja e Fatmir Xhafës vijon të pompohet fort nga PD që ka avancuar së fundmi në akuza penale për ministrin e Brendshëm dhe denoncim te partnerët ndërkombëtarë. Sali Berisha ka folur për burg, kur ai vetë është përballë një presioni penal që mund të projektohet nga ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë.
Në një intervistë për Tv Klan ai ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, duke ndjekur strategjinë e shantazhit.
Një shembull nga Italia për të ilustruar puthjen e majit Rama-Basha
Ky grafit i përdorur në rrugët e Italisë pëcjelle klimën politike në Italinë fqinje. Bloomberg shkruan se me marrëveshjen mes lëvizjes Pesë Yje dhe Legës së Matteo Salvinit, vendi ra në duart e populizmit.
Sipas medias në fjalë, pas Brexit dhe Trump, ky është rasti i tretë në Perëndim që populizmi dhe forcat antiestablishment marrin kontrollin.
Grafiti në fjalë është një ide shumë interesante për të përcjellë edhe në Shqipëri puthjen Rama – Basha në maj të vitit të kaluar. Ndoshta i vetmi ndryshim është se këta të dy nuk i bashkon populizmi.
Show personal i Trump si politikë e jashtme: Inspektimet ndaj Iranit të vazhdojnë!
Politika e Jashtme amerikane bëhet edhe më e paparashikueshme sesa karakteri i presidentit Trump. Disa ditë pasi ky i fundit njoftoi daljen e njëanshme nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, zyrtarë të Departamentit të Shtetit kërkojnë që inspektimet ndaj Teheranit zyrtar të vazhdojnë. Madje vetë Trump e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ai citohet të jetë shprehur në një takim në Indiana këtë të enjte që kaloi:
Thirrje për t'i dhënë fund "marrëdhënies së veçantë" me Rusinë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një editorial të gjatë marrëdhënies së Gjermanisë me Rusinë, e cila është cilësuar si special për një kohë të gjatë. Historia e afërt dhe realitetit gjeopolitik që vazhdon që prej unifikimit gjerman, i kanë hapur rrugën idesë se mes të dyja vendeve nuk duhet të ketë më përplasje, të cilat provokuan shumëçka në Luftën e Dytë Botërore.
