Slideri Kryesor
Serbia do të hetojë në nivel parlamentar pasojat e bombardimeve të vitit 1999
Serbia do të hetojë pasojat e bombardimit të vendit nga NATO. Këtë ka njoftuar në një intervistë për RTS, kryetarja e Parlamentit Maja Gojkoviç, sipas të cilës hetimi është detyrim ndaj qytetarëve për të thënë të vërtetën.
Ne po themi që ka një nevojë për të krijuar një komision në nivel parlamentar që do të ketë detyrën të hetojë pasojat e bombardimeve të vitit 1999 mbi shëndetin dhe mjedisin me një vëmendje të veçantë ndaj përdorimit të uranit të varfëruar
Paqe e brishtë në Ballkanin Perëndimor
Paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë. Të paktën këtë mendon kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve, Deutsche Welle të jetë shprehur për një gjë të tillë në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve, e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.
Votoi kundër në OKB, por Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA në Jeruzalem
Ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Tirana zyrtare ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë.
Pse zhvlerësimi i euros nuk lidhet me turizmin? (Video)
Afrimi i sezonit turistik veror ka identifikuar një numër të lartë prenotimesh për hotelet, të cilin Banka e Shqipërisë e ka shtuar te faktorët për zhvlerësimin e euros. Por, për kreun e shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani ky argument i Bankës nuk qendron, pasi përpos faktit që ka një rritje progresive të pretonotimeve, numri dhe vlera e parapagimeve është e papërfillshme. Ai tha për Tema Tv se asesi Banka nuk mund të dalë me një arsyetim të tillë për zhvlerësimin e euros në këto nivele.
I ka humbur pasqyra!
Personazhi më i ekspozuar në çështjen Tahiri është padiskutim kryeministri i vendit. Kjo për shkak të reagimeve disproporcionale për ish-ministrin e tij, të cilin njëherë e quajti kampioni ynë, njëherë dru i shtrembër, njëherë viktimë të prokurorisë politike dhe së fundmi provë për drejtësi jopolitike. Flagrant është qëndrimi i tij për Prokurorinë, i pari në tetor të vitit të kaluar kur grupi hetimor me në krye Besim Hajdarmatajn kërkoi arrestimin e Tahirit dhe i dyti një ditë më parë kur Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit të shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm.
Happy End!
Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.
Misioni qesharak i zotit Roth
Të shtunën Shqipërinë e vizitoi ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili doli edhe në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Përmbajtja e deklaratave tregoi se vizita ishte thjesht një ndihmë e sforcuar e socialdemokratëve gjermanë për qeverinë socialiste të Tiranës, mesa duket në kuadër të solidaritetit politik si anëtarë të së njëjtës familje.
Eurovizioni dhe simbolika e Shqiponjës
Përtej forcës që ka muzika në afrimin e popujve, si dhe të muziko-diplomacisë e cila ilustron realisht lidhjet e vjetra e ato të reja midis kombeve, ky Eurovizion mund të quhet ‘Festivali i Shqiptarëve’. Arsyeja është pjesëmarrja e tre talenteve me origjinë Shqiptare, të cilët përfaqësuan respektivisht Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. Të takuar në Lisbonë – jo shumë larg Brukselit – që të tre nuk nguruan të bashkojnë duart dhe të formojnë simbolin e flamurit e të kombit Shqiptar.
Drejtësi apo Pazar?
Çfarë po ndodh ishte njoftuar. Si e qysh e tek, kjo është e thjeshtë për t'u kuptuar.
Deklarata e Monika Kryemadhit bërë më 3 maj 2018 e plotë këtu:
http://www.gazetadita.al/monika-kryemadhi-marreveshja-mes-rames-dhe-tahi...
Teatër për botën, Tahiri në arrest shtëpie
Ashtu siç pritej, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka "avancuar" me çështjen e Sajmir Tahirit duke i çuar kërkesë Gjykatës për burg pa afat, por kjo e fundit vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Një vendim që ndjek logjikën e zhvillimeve politike dhe shkarkimeve të kryera së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pra ashtu siç kërkojnë partnerët dhe në veçanti Gjermania, Tahiri të gjykohet pa ndikimin e politikës.
