Slideri Kryesor
Ambasadori amerikan i liston të gjithë përveç Tom Doshit
Sot ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë pjesë në një aktivitet të shoqërisë civile ku ka folur për çështjen “Tahiri”. Ai ka përmendur sukseset e dekriminalizimit duke renditur emrat e personave që sipas tij tani janë jashtë jetës publike. Por z. Lu ka “harruar” të përmendë Tom Doshin, deputeti të cilit pak ditëm më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në ShBA. Më poshtë deklarata e Lu:
Shtyhet për vitin 2019 dhënia e çmimit Nobel për letërsinë
Academia suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018. Njoftimi është bërë nga vetë academia e cila deklaron se ka patur mbështetjen edhe të fondacionit Nobel për këtë vendim që është marrë pas skandalit seksual që ka njollosur akademinë.
Vendimi i tanishëm erdhi në dritën e largimeve nga academia dhe rënies së besimit ndaj saj
thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.
Gjelbërimi i Tiranës/A e (keq)përdori kryebashkiaku Veliaj kryeministrin Rama?
Dje kryeministri Edi Rama nisi atë që e quan procesi i llogaridhënies publike. Siparin e hapin një takim në Tiranë në prani të kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj për të cilin Rama tha se:
E "pabesueshme", probleme edhe me zgjedhjet në Federatën e Skive!!!
Kanë dështuar përsëri zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Skive. Pesë shoqata të skive braktisin asamblenë, duke akuzuar për parregullsi gjatë procesit.
A po kërkon Facebook të diktojë përmbajtjen dhe kodin etik të mediave?
Facebook ka disa ditë që po njofton se do të bëjë ndryshime të mëdha në softin e vet sidomos për pjesën që ka të bëjë me privatësinë. Mike Schroepfer, shefi i operacioneve teknike të Facebook ka sqaruar se një ndër ndryshimet është fshirja e të dhënave që shkojnë më shumë se një vit në broëser, çka i lejon përdoruesve të kenë garanci më shumë se jeta e tyre nuk do të jetë e ngarkuar në serverat e një kompanie.
Po kështu Facebook njofton se do të njoftojë përdoruesit për aplikacionet që përdorin në mënyrë që të kenë të drejtë të zgjedhin.
Partia e gjithçkaje
Ka një karakteristikë të përhershme të mazhorancave socialiste që qeverisin Shqipërinë. Për ta thënë me fjalë të thjeshta: ndodh që qeveritë e së majtës leqendisen e leqendisin veten sa kohë janë në krye të vendit.
Kështu në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos kur ndarja me Ilir Metën për pazaret me parën publike prodhoi degjenerimin butaforik të KPD-së. E më pas me lojërat dhe akuzat perverse ndaj njëri-tjetrit ku u përfshi edhe Edi Rama.
Tahiri çliron Edi Ramën. Dorëzon mandatin pas presionit gjerman
Saimir Tahiri ka dorëzuar sot mandatin e deputetit pas një konference për shtyp në të cilën foli me një gjuhë moralizuese për politikën.
“Prita për dy javë rresht të flisja në parlament dhe diku mes miellit dhe çizmeve mu bë e pamundur dhe nuk kisha rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin”, tha Tahiri duke nënkuptuar se ka patur ndërmend të dorëzojë mandatin që dy javë më parë në Parlament.
Video/Pishat që thahen për dy ditë
Si në kohën e Berishës/Ankesat më të shumta për OSHEE, ALUIZNI, hipoteka
Pasi mori kritika në Asamblenë e PS-së për faktin se nuk dha asnjë shifër, koordinatorja për Platformën e Bashkëqeverisjes, Elisa Spiropali, ka vendosur të flasë diçka më konkretisht. Në një intervistë për TemaTv, ajo thotë se problemet më të mëdha që vijnë nga ankesat e qytetarëve janë në agjenci si OSHEE, ALUIZNI dhe hipotekat.
Zyrtare: Shqipëria nuk klasifikohet si një ndër mbështetëset kryesore të SHBA
Pavarsisht fjalëve dhe deklaratave, aop kërkesave teatrale si ajo e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për vendosje të bazave të SHBA në Shqipëri, vendi ynë nuk klasifikohet si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të SHBA. Kjo bëhet e ditur nga një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit që referon anëtarët e OKB-së që kanë votuar më shpesh pro qëndrimeve të SHBA.
